Make-Up

10 rregulla qe kane lidhje me buzet

By  | 

 photo 10300219_10152032775681301_7389655702609147253_n_zps2cda332d.jpg
Shpesh i referohem revistave te ndryshme per te gjetur frymezim per artikujt qe shkruaj. Me se shumti lexoj artikuj qe teme kryesore kane kujdesin e lekures dhe artikuj qe flasin per tendencat e fundit ne make up. Me se fundmi me terhoqi vemendjen nje artikull ne revisten ELLE, i cili shkruante per 10 rregullat qe duhet te kemi parasysh ne lidhje me buzekuqin.

1. Buzet duhet te trajtohen njesoj sic kujdesemi per lekuren. Pra per buzet mund te perdorim produkte qe bejne te mundur heqjen e buzekuqit sidomos ato 8-24h, produkt per eksfolim dhe hidratim.

2. Ne qofte se keni planifikuar te dilni diku per dreke ose per darke me miqte mos harroni te vini buzekuq. Nese kete gje e beni gjate drekes ose darkes nuk do te ju pelqeje aspak ngaterrimi i buzekuqit me ushqimin. Perpara se te dilni buzekuqi krijon qendrueshmeri ne buze dhe nuk do te merakoseni gjate te ngrenit per faktin nese jeni perlyer apo jo.

3. Ne qofte se keni vendosur te perdorni buzekuq te ndezur, perdorni sa me pak make up tek syte. Ne kete menyre do te ruani balancen dhe make up-i nuk do te jete aspak i tepruar.

4. Gjeni ngjyren e duhur. Fakti qe toni i lekures ndryshon goxha nga njeri person tek tjetri, ben te mundur qe disa ngjyra dikujt t’i shkojne shume dhe dikujt tjeter jo. Prandaj, per te gjetur ngjyren e duhur vereni veten ne nje periudhe prove duke provuar ngjyra te ndryshme derisa te gjeni ate te duhuren.

5. Perdorni nje primer. Shume persona mendojne se ka primer vetem per kremin puder, por ia qe shume firma kane menduar edhe per produktet e tjera dhe kane lancuar primer per tonet e syve dhe per buzekuqin. Meqenese nje pjese e madhe e femrave shpenzojne kohen e tyre ne pune, neper takime, ne evente, duhet qe buzekuqi te qendroje per nje kohe te gjate dhe per kete arsye na vjen ne ndihme primer-i per buzet.

6. Lapsi mund te jete miku yt me i mire ose e kunderta armiku yt. Miku yt pasi te vjen teper ne ndihme per te krijuar vijen ku do te aplikohet buzekuqi ne menyre qe te kemi nje aplikim te sakte. Ne rast te kundert farsoletat bejne punen e tyre duke fshire buzekuqin qe eshte aplikuar padashur ne lekure. Armiku yt pasi nese ke aplikuar nje ngjyre qe nuk ka lidhje me buzekuqin qe do te vesh kushedi se cfare pamjeje do te marresh…

7. Filloni aplikimin ne mes. Per te aplikuar buzekuqin sic duhet, filloni ne mes te buzeve aplikimin dhe me pas kaloni per ne pjesen e jashtme. Ne kete menyre mund te shmangni edhe ndonje gabim ne aplikim ne pjeset anesore te buzeve.

8. Perdorni highlight pergjate vijes se buzeve. Sidomos ne mes te pjeses se poshtme te buzeve, pasi kjo gje do t’i jepte nje efekt te plote buzeve tuaj dhe do te dukeni goxha bukur.

9. Hiqeni buzekuqin perpara se te flini. Askujt nuk do t’i pelqente te zgjohej ne mengjes dhe te shihte jastekun me njolla buzekuqi. Jo vetem kjo por edhe buzet njesoj si lekura kane nevoje te “marrin fryme”, domethene te zbatohet rregulli nr 1.

10. Jepini vetes nje dite pa vendosur buzekuq. Lerini buzet pa buzekuq per te pakten nje here ne jave, ne menyre qe ato te qendrojne te hidratuara gjate gjithe dites.


Foto e marre nga ELLE US

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *