Beauty

5 arsye per te ndjekur javen e modes ne New York, Londer, Milano dhe Paris

By  | 

Photobucket
Kane kaluar gati 3 jave qe nga fillimi i javes se modes ne New York dhe mendja ime eshte e mbushur me stiliste, modele, fustane, kepuce, canta etj etj. Duket sikur edhe vete jam prezente neper sfilata dhe ndjek me kujdes gjithcka. 
 5 arsye per te ndjekur javen e modes ne muajin Shtator dhe ne muajin Shkurt ne New York, Londer, Milano dhe Paris:

1. 
Mamaja ime eshte e lumtur qe me shume kohe po i kushtoj laptopit duke pare sfilatat online dhe duke publikuar fotot ne facebook se sa te dalurave neper kafe qe ndodh si shpesh.
2. 
Informohem me se miri rreth ngjyrave qe duhet te permbaje garderoba ime ne sezone te ndryshme, informohem rreth trendeve ne veshje, ne make up dhe ne modelin e flokeve. Si psh. ne periudhen Pranvere/ Vere 2013 duhet te aplikojme nje make up sa me te thjeshte qe te dukemi sa me natyrale. Shpresoj qe vajzat ta kene parasysh kete gje. Ka ardhur koha per te eliminuar buzet e kuqe dhe smokey eyes qe ne pike te mengjesit…
Photobucket
3. 
Gjate javes se modes kemi mundesine te njihemi me stiliste te ri qe prezantojne per here te pare punimet e tyre. Jam nje mbeshtetese e forte e stilisteve te rinj sepse u largohen “ligjeve te modes” dhe sjellin nje stil komplet ndryshe dhe te vecante.
4.
Ne qofte se adhuron nje fustan Elie Saab, cante Prada, pardesy Burberry ose kepuce Manolo Blahnik si Carrie Bradshaw, java e modes te ben te enderrosh. Eshte gje e mire kjo per shendetin tim? 
Aspak mire… Sa me shume sfilata shikoj aq me keq ndihem qe nuk mund t’i kem te gjitha…
Photobucket
5.
Te ndihmon te behesh nje gjykues i mire. Duke pare shume sfilata kupton se cilat veshje jane te pershtatshme dhe cilat jo. Duke pare veshjet street style te modeleve dhe personave te famshem kupton se cfare duhet te shtosh ne garderoben tende dhe cfare te heqesh. Gjithashtu behesh edhe nje keshillues teper i mire tek te tjeret duke u dhene atyre nje ide rreth stilit te te veshurit ne periudha te ndryshme.

Photobucket

Fotot e marra nga
Vogue Paris
Vogue US
British Vogue

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.