ENXHI

Backstage at Paola Frani Fall/Winter 2012 2013

By  | 

Gjate javes se modes ne Milano  Paola Frani  prezantoi koleksionin e Vjeshte/Dimer 2012 2013. Ishte nje koleksion i cili shfaqte me se miri anen femerore dhe ate pak mashkullore te femres ne veshje. Nuk munguan fustanet elegante per mbremje ne ngjyre te zeze, blu, kafe dhe bezhe. Gjithashtu nje pjese te rendesishme ne koleksionin zinin kostumet me pantallona te gjata dhe xhakete qe dukeshin perfekte tek modelet.


Pervec pjesemarrjes ne prezantimin e koleksionit pata mundesine te hyja ne backstage dhe te shikoja pergatitjet per sfilaten. Ishte hera e pare per mua dhe me pelqeu jashtemase te shikoja koleksionin para se te prezantohej si dhe te ndiqja seancen e make up-it te modeleve.
Per look-un e modeleve u perkujdes skuadra e 
Franco Curletto  (stilisti i flokeve) ne bashkepunim me  Redken .Per nje informacion me te detajuar, Redken eshte nje linje Amerikane per perkujdesjen e flokeve qe e zoteron L’Oreal Group per produktet  profesionale te L’Oreal. Me nje profesionalizem ata arriten qe te krijonin nje look teper te bukur tek vajzat.

Make Up

Make up-i i vajzave perbehet nga sy te lyer shume forte me laps te zi si dhe me nje ngjyre te erret per kapaket e syve ose ndryshe smokey eye.
Buzet jane te lyera me nje ngjyre vishnje te ndezur.

Floket

Floket jane te kapura forte dhe te mbledhura ne formen e nje topuzi. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *