Fytyra

Cfare eshte BB Cream dhe CC Cream?

By  | 

Ne cdo reviste qe lexoj, edhe ne internet me del shpesh fjala BB Cream dhe CC Cream. Madje dhe mamaja ime ka nje BB Cream edhe une akoma nuk e di se per cfare behet fjale ( mendoj se edhe vete ajo nuk e di se per cfare eshte por gjithsesi e perdor ūüėõ ). Meqenese jam kthyer ne nje ” addicted” pas produkteve te bukurise, menjehere fillova te kerkoj ne internet se cfare jane keto kremra dhe cfare perfitimi i sjellin lekures sone.

Per cfare sherben nje BB ( blemish balm) Cream?
Teknikisht, ky krem sherben per te mbuluar ndonje te mete qe kemi ne fytyre, por nuk do te thote se ka funksionin e nje kremi puder qe mbulon pucrat ose pikat e zeza. Eshte nje krem me shume funksione, i cili pervec faktit se mbulon pucrat ose pikat e zeza, permban edhe perberesit kryesor per tu kujdesur per lekuren. 
Ky krem sherben si nje baze make up-i, me mire do ta quaja si nje primer ose korrektor qe  mbulon cdo parregullsi ne fytyre, madje edhe te skuquren ne lekure, hidraton lekuren duke marre funksionin e nje kremi dite, i jep shkelqim asaj madje permban edhe mbrojtes SPF. Disa BB Cream mundesojne gjithashtu butesi, sherim dhe perberes kundrra plakjes. 

Me gjithe keto funksione lind pyetja se cfare lloji kremi te marrim?
Eshte shume e rendesishme qe te zgjedhim BB Cream ne baze te tipit te lekures qe kemi ( te thate, te yndyrshme, delikate). Meqenese permban edhe funksionin e nje kremi puder, ky krem aplikohet menjehere dhe nuk kemi nevoje qe te aplikojme krem puder. Madje duhet ta zgjedhim ne baze te tonit te lekures sone per ta perdorur sa here qe eshte e nevojshme.



Per cfare sherben nje CC ( color corection) Cream?
CC Cream ka funksione akoma dhe me te rendesishme se BB Cream. Ky krem perdoret per te patur nje pamje sa me natyrale dhe te fresket. Ky krem u prodhua per te patur te gjitha perfitimet e kujdesit te lekures se BB Cream duke i shtuar funksionin e ushqyerjes se lekures dhe per te patur nje mbulim sa me efektiv te te metave qe mund te permbaje fytyra jone.
Perfitimet qe lekura jone merr nga CC Cream perfshijne mbrojtje nga rrezet e diellit, mbulim me efektiv te pucrave, pikave te zeza ose ndonje te mete tjeter qe mund te kete fytyra jone dhe i jep nje nuance te njetrajtshme lekures sone me shume se BB Cream.


Kur mendon se ekziston vetem BB Cream dhe CC Cream, shikon qe tashme ka edhe DD ( dynamic do-all) Cream 
Julep eshte e vetmja firme per momentin qe e ka prodhuar kete produkt, i cili perfshin te gjitha te mirat qe sjellin BB & CC Cream.
Funksionet e DD Cream:
– SPF 25 qe e mbron lekuren nga rrezet e demshme te diellit.
РPermban perberes kundrra plakjes se lekures 
– Redukton poret dhe rrathet ose vijat qe krijohen ne pjeset delikate te fytyres
– Ekstraktet e ullirit bejne te mundur hidratimin e lekures
– I jep butesi lekures
– Vjen ne 4 nuanca ( light, medium, medium-dark & dark)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *