Beauty

Cfare po ndodh ne javen e modes

By  | 

 photo img-holdingeasyhair_1348191338jpg_article_singleimage_zpse0216c2f.jpg
Cdo gje ndodh ne javen e modes. Victoria Beckham vesh atlete… Harper Seven Beckham ulet ne rresht te pare ne krah te Anna Wintour (kushedi kane diskutuar per numrin e ardhshem te revistes Vogue)… Mbesa e vogel e Alexander Wang shnderrohet ne nje “street style icon” etj etj…
Le te kthehemi tek ceshtja kryesore, look-u i modeleve. Asnjehere nuk e mendoja se floke te kapura lehte fare, gjasme topuz ku gjysma eshte e leshuar do te perbente look-un e modeleve gjate javes se modes ne New York. Mesa duket kapjen e flokeve qe bej sa here qe jam ne shtepi duhet ta le te tille edhe kur dal… 
 
Jo vetem kjo por edhe floket e leshuar ne onde te crregullta do te na ndjeke perseri si nje trend. Atehere qenka e kote qe te harxhosh para duke paguar artiste make up-i, artiste per floket pasi nuk ke fare nevoje per ta. Si cohesh nga gjumi kapi floket si te kesh mundesi ose mos i kap fare as mos i krif. 
Per make up? As mos e vrit mendjen fare, po pate nevoje vendos pak puder dhe shkelqyes dhe ja ku krijove look-un si neper sfilata.
 
Si perfundim po kuptoj qe per periudhen Pranvere/ Vere 2014 gjithcka ka te beje me te qenurit sa me natyral ( veshtire se kane per ta pranuar te gjithe kete fakt).
 photo img-holdingalexanderwangbeauty_014331697348jpg_guides_hero_zpsea15d38f.jpg
Fotot e marra nga Vogue US

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *