Make-Up

Get Her Look: Rihanna ne shfaqjen e Victoria’s Secret

By  | 

Photobucket

Shpesh kur shohim fotot e personave te famshem nuk adhurojme vetem veshjet ku perpiqemi me cdo kusht te gjejme se cfare kane veshur,  por jemi kurioze te dime edhe se cfare make up kane perdorur artistet e make up-it per ta.
Gjate shfaqjes se Victoria’s Secret, Rihanna ishte nje nga artistet qe performoi ne pasarelen e famshme. Nuk mund te mos e vija re make up-in qe ajo ka perdorur, i cili eshte teper i thjeshte dhe ajo ngjante shume bukur.
Si te kemi dhe ne nje look si te Rihannes?



1.  Marcelle Golden Glow Illuminator BB
Gjeja e pare qe vihet re tek nje person nuk eshte ngjyra e buzekuqit apo toni per syte, por eshte lekura. A ka ajo ngjyren e duhur?
Pasi te keni vendosur kremin hidratues dhe kremin puder, mund te aplikoni Marcelle Golden Glow Illuminator BB, i cili u jep lekures suaj nje pigment te ngjyres se arte.


2. L’Oreal Infallible Lacquer Liner 24H
Per ju qe jeni perdorues te shpeshte te penelit, ky produkt i L’Oreal eshte i duhuri pasi mund ta aplikosh lehte ate. Nje avantazh teper i madh per ne qe jemi perdorues te shpeshte eshte fakti qe qendron 24 ore dhe sipas disa review-s qe lexova ne internet furca e saj eshte fantastike. Keshtu qe do ta keni teper te lehte per te krijuar penelin sipas deshires.

3. Lancome Hypnose Star Mascara
Eshte furca ajo qe e ben kete rimel nje nga me te kerkuarit, per faktin se ka nje forme koni, gje e cila ben te mundur aplikimin e saj ne ato pjese te qerpikeve qe eshte pak e veshtire te aplikohet rimel. U jep volum qerpikeve dhe ato qendrojne te ndara.


4. Make Up Forever Rouge Artist Intense Lipstick in Satin Blackcurrant
Nje nga trendet ne make up per kete periudhe jane buzet si qershi, gje per te cilen kam shkruar nje post para disa kohesh. Kete trend e ka perdorur dhe Rihanna, e pse jo mos ta bejme edhe ne kete gje?
Duke aplikuar pak make up tek syte, ngjyra e buzeve mund te jete me e theksuar. Ky buzekuq i firmes Make Up Forever qendron gjate si dhe u jep buzeve butesine e duhur.


Lexoni tjeter: Beauty Trend// Buzet si qershi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *