Fytyra

How To: Eksfolim i lekures

By  | 


 photo how-to-eksfolim-i-lekures-BeautyEnxhi_zpsb5593b22.jpg

Pas nje pastrimi dhe tonifikimi te bollshem, lekura mbetet e paster dhe e bute, por me kalimin e diteve lekura ka nevoje gjithmone per nje pastrim me te thelle, se sa ai qe i behet cdo dite. Per te permbushur kete hap te rendesishem dhe me raste te neglizhuar, nevojiten produkte eksfoliuese, si Skincode Essentials Extra Gentle Skin Refiner qe eshte i pershtatshem per te gjithe tipet e lekures, gjithashtu dhe nje maske e pershtatshme e cila aplikohet pas eksfoliuesit.
 
Eksfolimi (skrab) i lekures eshte nje process i heqjes se qelizave te vdekura qe mbeten ne siperfaqe te lekures, ky si process eshte i rendesishem ne trajtimet profesionale te fytyres dhe trupit. Nese kryhet ne menyre te sakte, eksfolimi le pas nje siperfaqe te bute dhe pamje te fresket. Gjithashtu eksfoliuesi lejon produkte si serumet dhe hidratuesit te penetrojne me lehte ne lekure, duke ndihmuar ne arritjen e nje rezultati me te mire dhe gjithashtu kursimin e produkteve si serumet dhe hidratuesit.

Extra Gentle Skin Refiner
 photo 1020_ess_skinrefiner_zpscab48260.jpg
Eshte nje eksfoliues ne forme maske, i cili nepermjet perberesve si CM-Glukan, Koncentrat Molle, Vitamina A & E, si edhe Ester Acidi Laktik (AHA) qe vepron si perberesi risiperfaqesues. Ky trajtim i behet lekures nje ose dy here ne jave, ne varesi te gjendjes se lekures, aplikohet mbi fytyre & qafe, duke menjanuar pjesen delikate rreth syve, produkti lejohet te veproje mbi lekure per rreth 3-10 minuta e me pas pastrohet me uje te vaket. Ky trajtim mund te kryhet vetem ne darke.
Ajo c’ka e ben kete produkt te pershtatshem per te gjithe tipet e lekures, eshte fakti se eshte nje eksfoliues i cili vepron ne ane te AHA (acideve alfa-hidroksi) e jo ne saj te mikro-kokrizave abrasive. Ndaj nga ky trajtim mund te perfitojne lekura delikate, te thata, me akne por edhe ato qe kane filluar t’i duken rrudhat . Perqendrimi i Esterit te Acidit Laktik eshte ne permbajtje dhe perqendrim te sigurt per nje aplikim ne shtepi, duke mos shkaktuar surpriza te pakendshme per lekuren.
Eksfolimi eshte nje process shume i rendesishem, pasi ne ndihmojme lekuren ne procesin e rigjenerimit qelizor, pastrimin e lekures nga qelizat e vdekura duke ekspozuar nje lekure te shendetshme, me pore te zvogeluara dhe siperfaqe te bute. Ne te vertete, qelizat e vdekura qe qendrojne ne siperfaqe, mbushen me keratine, keto qeliza te keratinizuara mbrojne lekuren por, pengojne rrugen e qelizave te reja, ndaj eksfolimi eshte i rendesishem.
Si trajtim, eksfolimi duhet te kryhet me kujdesin me te madh, pasi ky eshte i vetmi hap ku mund te demtohet lekura, duke mbi-eksfoliuar lekuren, ne mund ta irritojme ose ta thajme ate. Ndaj monitorimi i gjendjes se lekures gjate aplikimit te maskes eshte i rendesishem. Ne rastin e nje eksfoliuesi me kokrriza, duhet vepruar lehte mbi lekure, jo ashper dhe jo per nje kohe shume te gjate sa lekura te skuqet.Pas ekfsolimit, ne varesi te deshires tuaj mund te aplikoni maske hidratuese, serum hidratues ose krem hidratues/rigjenerues nate.

 

Per te pasuar aplikimin e Extra Gentle Skin Refiner, aplikohet Purifying Mask.

 

Purifying Mask
 photo 1021_ess_purifyingmask_zps495b58ad.jpg

Eshte nje maske e formuluar per te pastruar & purifikuar lekuren. Kjo maske eshte e pershtatshme per lekure te yndyrshme, te kombinuar por edhe te ndjeshme. Veprimi i saj mbi lekure me perbers si CM-Glukan, Provitamin B5, Kaolin, Alga Laminaria dhe veprim osmotik, qeteson lekuren e ndjeshme por edhe ate qe eshte e c’ekuilibruar, gjithashtu veprimi i saj ndihmon ne aplikimin e produkteve te tjera si kremi hidratues.
Aplikimi i ketyre dy produkteve eshte ne varesi te gjendjes se lekures por edhe deshires qe ka konsumatori. Kuptohet kur ke nje trajtim sa me te plote per lekuren, edhe rezultatet qe ato ofrojne jane maksimale.
MENDIMI PERSONAL RRETH PERDORIMIT TE KETYRE 2 PRODUKTEVE:
Ne qofte se mendoni se lekura juaj ka nevoje per nje perkujdesje akoma me te madhe, eshte teper e rendesishme qe te aplikoni Extra Gentle Skin Refiner, nje eksfoliues teper i domosdoshem per lekuren. Duke pasur nje lekure te yndyrshme ky produkt nuk me ka shkaktuar asnje shqetesim. Meqenese ky produkt eshte pa kokrriza, lekura mbetet perseri e bute pasi eshte aplikuar dhe nuk e irriton aspak ate. Aplikojeni Extra Gentle Skin Refiner 1 here ne jave ne mbremje pasi te keni perdorur laresin dhe tonikun per fytyren. Mjafton nje sasi e vogel e saj dhe perhapeni me kujdes ne fytyre dhe qafe duke evituar pjesen e syve. Mund ta mbani 5-10 minuta dhe me pas lajeni fytyren me uje te vaket. Pasi te keni mbaruar kete proces eshte e keshillueshme qe te perdorni krem dite ose krem nate. Ne kete menyre keni perfunduar procesin e pastrimit te lekures suaj.
Purifying Mask eshte nje produkt teper i rendesishem per lekuren e yndyrshme, pasi e pastron dhe e qeteson ate. Ky produkt aplikohet 1-2 here ne jave ose sa here qe ju keni nevoje. Aplikojeni me kujdes ate duke e perhapur lehte ne fytyre dhe qafe duke shmangur pjesen e syve dhe buzet. Mbajeni 10-15 minuta dhe me pas lajeni fytyren me uje te vaket. Aplikojeni ate ne mbremje pasi eshte me efikase duke qene se lekura juaj mbetet ne qetesi dhe me pas aplikoni krem nate ose dite.

 

Me perdorimin e ketyre dy produkteve ndjej permiresim ne lekure edhe pse jane produkte qe nuk perdoren shpesh por vetem 1-2 here ne jave. Por pavaresisht periudhes se shkurter te perdorimit te tyre, lekura ime ndihet me mire. Duke pasur nje lekure delikate dhe te yndyrshme shpesh fytyra mbetet e skuqur edhe pasi perdor lares dhe tonik per shkak te make up-it qe perdor gjate dites dhe pluhrave te shumta. Kjo eshte ajo qe me shqeteson me shume, nje lekure e irrituar. Kam vene re qe kjo gje ndodh tek shume vajza, por ato mbeten neglizhente ndaj asaj qe ndodh me lekuren e tyre. Por kur aplikoj Extra Gentle Skin Refiner ose Purifying Mask lekura me qetesohet dhe e skuqura zhduket. Lekura mbetet perseri e bute dhe pak e perthare, gje qe nuk eshte aspak shqetesuese pasi me pas perdor krem dite ose krem nate. Te nesermen ne mengjes ve re qe ajo eshte po njesoj sic ka qene pasi kam aplikuar dy produktet nje nate me pare, gje qe tregon se efekti pozitiv qe kane keto dy produkte vazhdon per nje kohe te gjate.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.