Skincare

How To: Kujdesi i Dites

By  | 

 photo ess_INTENSIVE_MOISTURIZING_EMULSION_SPF10_zps29acad56.pngNe kete segment te How to, do te vijojme me programin e kujdesit per lekuren dhe do vijoj me nje  pjese te saj qe tashme shume vajza zbatojne per kujdesin e lekures se tyre. Behet fjale per kujdesin e dites dhe kremin e dites qe ne vendosim ne fytyre. 

Ne varesi te gjendjes se lekures tuaj dhe jo moshes, kremi i kujdesit per diten duhet te jete nje zgjedhje qe vjen nga keshilla e nje dermatologe/farmaciste por edhe informacionit qe ke ne lidhje me tipin  lekures dhe nevojat e saj. Ne gjashte hapat e kujdesit per lekuren (1. Pastrim & Tonifikim, 2. Eksfolim 3. Serum, 4. Kujdesi per Syte, 5. Kujdesi gjate dites, 6. Kujdesi Gjate Nates), kujdesi i lekures gjate dites sherben per te hidratuar dhe mbrojtur ate gjate aktivitetit tone ditor. Ne varesi te stines por edhe gjendjes se lekures, kremi i dites duhet nderruar me ndrrimin e stineve, nga i ftohti ne te ngrohte. Nje krem me i pasur (rich) aplikohet gjate stines se dimrit dhe nje krem me i lehte (light) aplikohet gjate stines se veres.
Zakonisht kremrat e kujdesit gjate dites permbajne dhe faktore SPF te ndryshem. Zakonisht keto produkte permbajne filtra te lehte nga 7-15 SPF, ne disa raste ka dhe kremra me SPF 30 ku sherben dhe si krem hidratues por edhe si mbrojtes per lekuren. Nje nga keto eshte Daily Defense & Recovery i Skincode Essentials, krem i pershtatshem per te gjithe tipet e lekures qe eshte ideuar per ata qe jetojne ne qytete ku ndotja e larte ve ne rrezik pamjen rinore dhe shendetin e lekures.
 
Duke qene se lekura ime eshte e yndyrshme, produkti i rekomanduar nga Skincode eshte Intensive Moisturising Emulsion SPF 10. Ky produkt, si gjithe produktet e tjera te Skincode Essentials, permban CM-Glukan, perberesi kyc ne gjithe produktet e Skincode Essentials. Eshte nje derivat i majase, me veti riparuese, rigjeneruese dhe mbrojtese per lekuren. Ndryshe nga shume marka te tjera, perberesi kyc i Essentials ndodhet ne cdo produkt, qe tek Pastruesi deri tek Mbrojtesi, duke trajtuar lekuren ne cdo hap te sajin. Perberes te tjere, si filtra ndaj rrezeve UVA & UVB, dioksid titani, Ekstrakte te Aloe Veres dhe perberes te tjere me veprim Osmotik qe qetesojne lekuren dhe hidratojne ate thellesisht.
Ky eshte nje krem per fytyren i cili aplikohet mbi fytyre dhe qafe, mund te aplikohet dhe mbi dekolte, pjese lekure shume delikate qe shpesh neglizhohen ne regjimin per kujdesin e lekures. Sipas statistikave te Skincode-Albania ky produkt eshte i kerkuar kryesisht nga klient te rinj qe kane lekure mikse ose te yndyrshme dhe kerkojne nje zgjidhje per kujdesin ditor.
Mbi te gjitha, ky produkt si te gjithe tjeret te Skincode, permban vetem elemente qe i duhen lekures dhe jo perberes qe nuk i nevojiten, ndaj zonjat ose zonjushat me lekure te ndjeshme mund te rrine te qeta pasi ky produkt nuk permban derivate shtazore ose ruajtes, aromatizues, ngjyrues artificial, te gjitha keto faktore kryesore qe shkaktojne ndjeshmeri ne lekure.

 

MENDIMI PERSONAL RRETH PERDORIMIT TE PRODUKTIT
Shpesh me ka ndodhur te neglizhoj faktin se sa i rendesishem eshte aplikimi i nje kremi dite ne lekure. Gjithmone kam menduar se vetem duke perdorur lares & tonik e mbyllja procesin e kujdesit ditor te lekures. Meqenese fillova te kisha me shume pergjegjesi per kujdesin e lekures sime, kuptova qe perdorimi i nje kremi dite sjell shume perfitime ne lekure, sidomos kur behet fjale per nje krem qe vjen ne pershtatje me tipin e lekures. 
Produkti i Skincode, Intensive Moisturising Emulsion SPF 10, eshte i pershtatshem sidomos per kete periudhe te nxehte pasi e mbron lekuren nga rrezet e demshme te diellit. Kete produkt e vendos cdo mengjes ne fytyre dhe ne qafe duke aplikuar sasi te vogel pasi eshte mese i mjaftueshem. Perhapet lehte me levizje rrethore si dhe lekura e perthan shume shpejt ate. Kam vene re qe lekura qendron e bute dhe e paster gjate gjithe dites, gje e cila eshte shume e rendesishme pasi kam nje lekure delikate. 
Gjithashtu ka periudha qe nje lekure e yndyrshme si e imja mund te behet e thate pasi kam vendosur maske ose eksfoliues, gje e cila nuk eshte aspak shqetesuese pasi kur kam vendosur kete krem dite, kjo e fundit i ka dhene butesine dhe shkelqimin e duhur lekures sime. Pra, eshte teper e rendesishme qe te beni kujdes ne zgjedhjen e kremit te dites, i cili duhet te vije ne pershtatje me tipin e lekures suaj.
Perberes aktiv: CM-Glucan, Ekstrakt Aloe Vera, Hidrolit-5, Filtra UVA & UVB, Dioksid Titaniumi.
Fakte te formules: Pa ruajtës artificial, aromatizues, ngjyrues ose derivate shtazore. Dermatologjikisht i testuar.
Tipi i lekures: Lekure e yndyrshme / e kombinuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.