Skincare

How To: Kujdesi i Nates

By  | 

 photo 1005_ess_withbox_zps094ae609.jpg

Ne kete segment te How to, do te vijojme me programin e kujdesit per lekuren dhe do vijoje me nje pjese te saj qe eshte nje nga hallkat e rendesishme per kujdesin e lekures. Regjimi i kujdesit per lekuren gjate nates eshte nje nga hapat qe asnjehere nuk duhet lene pas. 
Ne varesi te gjendjes se lekures tuaj dhe jo moshes, kremi i kujdesit te lekures gjate nates duhet te jete nje zgjedhje qe vjen nga keshilla e nje dermatologe/farmaciste por edhe informacionit qe ke ne lidhje me tipin e lekures dhe nevojat e saj. Ne gjashte hapat e kujdesit per lekuren (1. Pastim & Tonifikim, 2. Eksfolim 3. Serum, 4. Kujdesi per Syte, 5. Kujdesi gjate dites, 6. Kujdesi Gjate Nates), kujdesi i lekures gjate nates eshte i vecante, pasi vetem gjate nates, trupi yne rigjeneron ate c’ka humbur gjate dites. Ketu ben pjese edhe rigjenerimi i lekures, ndaj asnjehere mos neglizho pastrimin dhe trajtimin e lekures perpara se te flini, sidomos heqjen e make-up! 

 

Pas pastrimit te zakonshem qe i behet lekures, me laresin, pastruesin e make-up dhe tonifikuesit, mund te aplikojme kremin e kujdesit te nates. Ndryshe nga kremi i dites, kremi i nates nuk ndrohet ne varesi te stines, por vetem ne varesi te gjendies se lekures. Skincode ofron dy zgjidhje per kujdesin e lekures gjate nates, i pari eshte 24h Cell Energizer Cream, i cili sherben si krem dite por edhe krem nate, nje nder produktet me te shitur te Skincode ne te gjithe boten. Ndersa kremi qe kam zgjedhur une, Regenerating Night Cream, ndryshe nga 24h Cell Energizer Cream, nuk permban Dioksid Titani i cili sherben si nje filter i lehte mbrojtes ndaj diellit por permban Hidrolit-5. Ky perberes  ka veti hidratuese duke terhequr dhe mbajtur hidratimin ne lekure, por edhe privon mikrobet nga uji duke mos lejuar shumimin e tyre tek produkti, keshtu ruhet produkti pa ruajtes artificial por edhe hidratohet lekura dhe promovohet aktiviteti ozmotik i lekures gjate kohes se rigjenerimit te saj. 

 

Perberesi kyc, CM-Glukan ndodhet serisht ne kete produkt si dhe ne te gjithe produktet e tjera te regjimit te kujdesit per lekuren, ndryshe nga shume marka te tjera, perberesi kyc i Essentials ndodhet ne cdo produkt, qe tek Pastruesi deri tek Mbrojtesi, duke trajtuar lekuren ne cdo hap te sajin. Perberes te tjere si Provitamin B5 dhe Niseshte Orizi i shtohen formules per rigjenerim qelizor te vertete!

 

Aplikimi behet gjate nates mbi fytyre dhe qafe, mund te aplikohet dhe mbi dekolte, pjese lekure shume delikate qe shpesh neglizhohen ne regjimin per kujdesin e lekures. 

 

Si cdo produkt i Skincode Essentials, permban vetem elemente qe i duhen lekures dhe jo perberes qe nuk i nevojiten, ndaj zonjat ose zonjushat me lekure te ndjeshme mund te rrine te qeta pasi ky produkt nuk permban derivate shtazore ose ruajtes, aromatizues, ngjyrues artificial, te gjitha keto faktore kryesore qe shkaktojne ndjeshmeri ne lekure. 

 

MENDIMI PERSONAL RRETH PERDORIMIT TE PRODUKTIT
Gjithsecili prej nesh ka rutinen e vet te kujdesit per lekuren. Ne rastin tim kjo rutine perfundon duke aplikuar krem nate, te cilin shume vajza e neglizhojne, sidomos vajzat qe jane tek te 20-tat pasi mendojne se kremi i nates perdoret ne nje moshe me te madhe. Por asnjehere nuk eshte vone per tu kujdesur per lekuren. Jo me kot ekzistojne reklama te shumta per kremrat e nates qe prodhohen, te cilat tregojne rendesine qe ka perdorimi i nje kremi nate. 

 

Per sa i perket kremit te nates vendosa te perdor Regenerating Night Cream te Skincode. Ky produkt eshte teper i pershtatshem per lekuren time me yndyre pasi menjehere pas aplikimit lekura ime hidratohet dhe mbetet e bute gjate gjithe nates. Madje dhe ne mengjes ajo eshte perseri e bute, gje qe eshte mjaft pozitive. Nje avantazh ne lidhje me kete produkt eshte fakti se ai eshte i pershtatshem per te gjitha tipet e lekures, madje dhe per lekure sensitive.

 

Ky produkt rigjeneron dhe ushqen lekuren duke i rikthyer asaj te gjitha funksionet jetesore gjate gjumit. Kete produkt e aplikoj cdo nate pasi kam perdorur lares dhe tonik per fytyren. Ate mund ta perdorni edhe pasi te keni aplikuar ne fytyre maske ose eksfoliues. Me ane te levizjeve rrethore masazhojeni lekuren me kete krem deri sa te thithet mire nga lekura.

 

Perfitimet – Rigjeneron dhe ushqen lekuren gjate kohes qe flini gjume

 

Perberes aktiv – CM-Glucan | Provitamin B5 | Niseshte Orizi | Hidrolite-5

 

Fakte te formules – Pa ruajtes artificial, aromatizues, ngjyrues ose derivate shtazore. Dermatologjikisht i testuar.

 

Tipi i lekures – Per te gjitha tipet e lekures, edhe ate me sensitiven

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.