Skincare

How To: Kujdesi i syve

By  | 

 photo ess_FIRMING_EYE_ZONE_GEL_zps04867b04.png

Ne kete segment te How to, do te vijojme me programin e kujdesit per lekuren dhe do vijoj me nje pjese te saj qe eshte segment shume i rendesishem i botes se kozmetikes, behet fjale per kujdesin e lekures rreth syve.
Ne varesi te gjendjes se lekures tuaj dhe jo moshes, kremi i kujdesit per lekuren rreth syve duhet te jete nje zgjedhje qe vjen nga keshilla e nje dermatologe/farmaciste por edhe informacionit qe ke ne lidhje me tipin e lekures dhe nevojat e saj. Ne gjashte hapat e kujdesit per lekuren (1. Pastim & Tonifikim, 2. Eksfolim 3. Serum, 4. Kujdesi per Syte, 5. Kujdesi gjate dites, 6. Kujdesi Gjate Nates), kujdesi i lekures rreth syve sherben per te hidratuar dhe mbrojtur pjesen me delikate te lekures se fytyres tone. Kremi per kujdesin e lekures rreth syve, percaktohet nga gjendja e lekures dhe specifikat e saj. Skincode ofron 5 tipe kremash per syrin, nje gel forcues dhe nje serum.
Duke qene se lekura ime eshte delikate, produkti i rekomanduar nga Skincode eshte Firming Eye Zone Gel. Ky produkt, si gjithe produktet e tjera te Skincode Essentials, permban CM-Glukan, perberesi kyc ne gjithe produktet e Skincode Essentials. Eshte nje derivat i majase, me veti riparuese, rigjeneruese dhe mbrojtese per lekuren. Ndryshe nga shume marka te tjera, perberesi kyc i Essentials ndodhet ne cdo produkt, qe tek Pastruesi deri tek Mbrojtesi, duke trajtuar lekuren ne cdo hap te sajin.
Perberes te tjere, jane Hidrolit-5, Ekstrakte Lajthie, Hilauronat sodiumi. Veprimi i kremit ndihmon ne zvogelimin e borsave poshte syve, zbehjen e vijave te holla, nje efekt lifting te lekures delikate dhe hidratimin e saj.
Ky krem, aplikohet ne mengjes dhe ne darke, duke perdorur gishtrinjte e unazes, pasi ato jane te vetmit qe nuk mund te ushtrojne presion mbi lekuren. Kremat per kujdesin e syve me te kerkuar te Skincode jane, Cellular Wrinkle Prohibiting Eye Cream, Revitalising Eye Cream dhe age lab Time Rewinding Eye Cream.
Si te gjithe produktet e tjere te Skincode, permban vetem elemente qe i duhen lekures dhe jo perberes qe nuk i nevojiten, ndaj zonjat ose zonjushat me lekure te ndjeshme mund te rrine te qeta pasi ky produkt nuk permban derivate shtazore ose ruajtes, aromatizues, ngjyrues artificial, te gjitha keto faktore kryesore qe shkaktojne ndjeshmeri ne lekure.

 

MENDIMI PERSONAL RRETH PERDORIMIT TE PRODUKTIT.
Meqenese “syte jane pasqyra e shpirtit”, nuk eshte asnjehere vone per t’u kujdesur per lekuren tende, sidomos per pjesen e syve. Oret e gjata duke punuar ose duke studiuar jane nje faktor kyc i lodhjes se syve. Tmerrohem vetem duke menduar per faktin e te cuarit ne mengjes dhe syte jane te enjtura. Me thoni do te guxonit te dilnit ne kete gjendje jashte?
Per te parandaluar nje fakt te tille vendosa te perdor produktin Firming Eye Zone Gel. Mund te mendoni qe nje vajze 20 vjecare nuk ka nevoje te perdore nje produkt te tille, por ja qe eshte e rendesishme te kujdesesh per lekuren, pasi ne kete menyre parandalon plakjen e parakohshme te saj si dhe mundesine e shfaqjes se rrudhave.
Ky produkt eshte i pershtatshem per te gjitha tipet e lekures duke perfshire dhe ate delikate ( tipi i lekures sime ne kete rast). Pasi kam mbaruar me te gjitha proceset ditore te pastrimit te lekures ky produkt eshte i fundit qe perdor duke e mbajtuar pjesen rreth syve te fresket dhe te qendrueshme gjate gjithe dites.
Aplikimi i tij eshte teper i lehte dhe thahet shume shpejt pasi eshte aplikuar. Mjafton nje sasi e vogel te aplikohet ne mengjes dhe ne darke dhe eshte mese e mjaftueshme.
Perfitimet: Zvogelon enjtjen poshte syve, zbeh vijat e holla dhe rrudhat, rikthen balancen natyrale te hidratimit 
Perberes Aktiv: CM-Glucan | Hidrolite-5 | Ekstrakte Lajthie | Sodium Haliuronat
Fakte te formules: Pa ruajtes artificial, aromatizues, ngjyrues ose derivate shtazore. Dermatologjikisht i testuar.
Tipi i lekures: Te gjithe tipet e lekures perfshire dhe ate me delikate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *