Fytyra

How To: Pastrim & Tonifikim

By  | 

Artikujt “How To” do te jene pjese e nje serie te re artikujsh qe do te sherbejne per te shpjeguar dhe theksuar disa procedura shume te rendesishme dhe te thjeshta per kujdesin e lekures qe kryhen ne shtepi. Keto artikuj do publikohen me ndihmen e Skincode-Albania, distributor ekskluziv i Skincode per Shqiperine, me produktet e Skincode.

Per ju qe nuk jeni te familjarizuar, Skincode eshte nje marke Zvicerane e kujdesit per lekuren, qe ofron produkte te formuluar me ekstrakte botanike dhe komplekse te grades farmaceutike, por gjithashtu nuk permbajne ruajtes artificial, ngjyrues, aromatizues ose derivate shtazore, duke e bere te pershtatshem edhe per lekuren me te ndjeshme, sidomos lekuren time.
Per te pasur nje lekure qe ndihet dhe duket rinore, rutina e pastrimit dhe tonifikimit eshte esenciale, si per femrat dhe meshkujt. Rutina e pastrimit te lekures eshte nje hap shume i rendesishem per kujdesin e lekures, eshte hapi i pare drejt nje lekure te paster dhe te shendetshme ndaj nuk duhet neglizhuar.
Nese rutina e plote e kujdesit per lekuren eshte nje shtepi, pastrimi & tonifikimi jane themelet e saj.

Per te plotesuar procesin e Pastrimit & Tonifikimit, do te perdor produktet :

Purifying Cleansing Gel | Fortifying Toning Lotion | Gentle eye & lip make-up remover

PASTRIMI: Purifying Cleansing Gel

skincare
Pastrimi i lekures kryhet dy here ne dite, ne mengjes dhe ne darke, eshte nje proces shume i rendesishem pasi lekura purifikohet nga yndyra e tepert, papastertite, qelizat e vdekura dhe make-up qe qendrojne mbi lekure dhe bllokojne poret. 

  1. Procesi i pastrimit gjithmone niset me duar te pastra, si fillim duart duhet te lagen me uje.
  2.  Me pas hidhet nje sasi e vogel e Purifying Cleansing Gel mbi pellembe dhe masazhohet mbi fytyre me veprime rrethore.
  3.  Pasi kryhet nje masazh i shkurter, pastrojme lekuren me uje te vaket.


SHENIM : Pastrimi i shpeshte, zhvesh lekuren nga shtresa natyrale e yndyres duke bere lekuren e thate me te thate dhe ate te yndyrshme me te yndyrshme, pasi gjendrat e yndyres behen me aktive.


Mendimi personal: Pastrimi i lekures eshte nje nga aktivitetet me te rendesishme qe duhet bere patjeter ne mengjes dhe ne darke, pasi duke qene perhere ne levizje gjate dites lekura jone grumbullon teper papasterti, te cilat mund te pastrohen kollaj me ane te nje laresi per fytyren. Kam rreth nje jave qe e perdor kete produkt ne mengjes dhe ne mbremje dhe rezultati i saj duket menjehere. Eshte i afte qe te pastroje lekuren nga papastertite e grumbulluara gjate dites si dhe nga make up qe perdor. Mjafton qe te aplikoni nje sasi te vogel ne fytyre duke e masazhuar lehte ate. Duke pasur nje lekure delikate eshte teper i rendesishem perdorimi i saj dy here ne dite por edhe per ata persona me lekure te thate ky produkt eshte i duhuri. Gjithashtu jam e kenaqur nga fakti qe lekura me qendron teper e bute gjate gjithe dites.


Gentle eye & lip make-up remover

makeupremover-skincare
Ne rast se ke vendosur make-up qe eshte rezistent ndaj ujit, duhet perdorur nje eye & lip make-up remover, i cili butesisht pastron lekuren nga make-up pa e irrituar ate.

Mendimi personal: Shume persona mendojne se ky produkt eshte i parendesishem, por ia qe nuk eshte keshtu. Eshte teper e domosdoshme qe te perdorim nje heqes make-up per syte dhe buzet pasi ne vazhdimisht perdorim produkte bukurie si rimel dhe laps kundra ujit dhe nje lares fytyre nuk eshte i afte qe ta heqe ate te gjithin.
Nuk mendoj se do te ju pelqente qe te zgjoheshit ne mengjes me sy te nxire pasi nuk keni mundur te hiqni te gjithe make up-in nga syte?

Per kete arsye ky heqes make-up qe po perdor keto kohe eshte i duhuri. Ai arrin te pastroje butesisht pjesen e syve pa e irrituar ate. Pasi te keni aplikuar xhelin me ane te nje pambuku tek syte ne drejtim te qerpikeve, duhet te pastroni fytyren me uje te vaket. 


TONIFIKIMI: Fortifying Toning Lotion

toninglotion

Tonifikimi i lekures eshte hapi qe ndiqet pas pastrimit te lekures, pavaresisht se disa mendojne qe eshte nje hap qe mund te kapercehet, tonifkimi sherben per te pastruar lekuren ne menyre te plote, pasi ai heq mbetjet e imta mbi lekure dhe pergatit lekuren qe te perfitoje sa me shume nga produktet qe do aplikohen me vone.

  1.  Procesi i tonifkimit, nis me njomjen e dy pambuqeve me Fortifying Toning Lotion.
  2.  Me to veprojme mbi lekure me veprime te lehta.
  3.  Pjesa e tonerit qe mbetet mbi lekure lejohet qe te perthithet nga lekura e jo te shplahet.


Mendimi personal: Kur mendon se vetem me ane te nje laresi ti ke pastruar lekuren e ke shume gabim… 

Tonifikimi ben te mundur pastrimin e thelle te saj dhe lekura mbetet perseri e bute. Mund te them me plot bindje se eshte nje produkt teper i vlefshem per lekuren tone, sidomos per ata persona qe kane nje lekure delikate. Pasi kam pastruar fytyren me ane te Purifying Cleansing Gel, me ane te nje pambuku aplikoj ne fytyre Fortifying Toning Lotion qe ben pastrimin e thelle te saj dhe mbyll poret e lekures. Ne kete menyre lekura jone eshte plotesisht e pastruar. Eshte nje produkt i cili nuk sjell asnje shqetesim dhe as nje efekt negativ ne lekure, perkundrazi e ben ate me te bute. Ashtu si laresin e fytyres edhe kete produkt duhet ta perdorni dy here ne dite dhe nje sasi e vogel e saj eshte mese e mjaftueshme.

Duke pastruar dhe tonifikuar lekuren, ne e kemi pergatitur ate per te perfituar sa me shume nga produktet e tjera qe do te aplikohen mbi lekure.


Per informacion me te plote rreth Skincode & produkteve vizitoni faqen ne shqip Skincode Albania

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *