Fytyra

How To: Serume

By  | 

 photo 1015_ess_withbox_zps2ad1dd03.jpg

Ne vazhdimesi te artikujve te meparshem, hapi tjeter i ndertimit te regjimit solid per kujdesin e lekures eshte aplikimi i produktit serum. Aplikimi i tij vjen pasi kemi vendosur mbi fytyre masken, veprimi i maskes lejon qe lekura te perfitoje maksimumin qe mund te ofroje nje serum.

 

 
Produktet e kategorise serum, kane formulim shume te vecante dhe jane ato qe japin nje rezultat te madh ne lekure. Formulimi i ketij lloj produkti ben qe perberesit te kene madhesi molekulare te vogel, duke e bere me te lehte depertimin ne lekuren tone sa me thelle. Ndaj dhe produktet serum zakonisht kane permbajtje te vogel ne sasi (ml) dhe cmim te larte ne krahasim me kremin hidratues i cili ka me shume sasi (ml) dhe nje cmim me te ulet sesa serumi.

MENDIMI PERSONAL RRETH PERDORIMIT TE SOS Oil Control

Eshte teper e rendesishme qe cdo produkt qe kujdeset per lekuren te merret ne perputhje me tipin e lekures, qe te arrini rezultatin e kerkuar. Duke pasur lekure te yndyrshme vendosa qe te perdor serumin SOS Oil Control, pasi eshte produkti me i pershtatshem per nje lekure te yndyrshme. Kete produkt e aplikoj cdo mengjes pasi kam perdorur laresin per fytyren. Mjafton nje sasi shume e vogel per t’u aplikuar pasi ajo arrin te perhapet lehte ne te gjithe siperfaqen e fytyres. Masazhojeni lehte ate rreth fytyres deri sa ajo te perthithet. Ne fillim mendova se nje produkt qe matifikon lekuren do ta linte ate te thate, perkundrazi SOS Oil Control nuk e than aspak lekuren, por e le ate teper te bute si dhe kam vene re qe efekti i saj zgjat per nje kohe te gjate ne lekuren time. Mendoj se eshte nje produkt qe duhet te aplikohet me teper ne periudhen e Veres ku perqindja e yndyres ne lekure eshte teper e madhe dhe fytyra jone ka nevoje per matifikim. Ne kete menyre edhe make up-i qe aplikojme do te jete me i qendrueshem. Meqenese eshte ne permbajtje te vogel ne sasi, ky produkt mund te mbahet me vete ne cante dhe mund ta aplikoni sa here qe e ndieni te nevojshem. 

SOS Oil Control eshte pjese e koleksionit Essentials te Skincode, eshte nje fluid i lehte (emulsion) i cili eshte formuluar per te matifikuar lekuren menjehere. Ne formulim ai permban ekstrakte bimore qe ndihmojne lekuren te rregulloje sekretimin e sebumit (yndyres), eshte ideal per te zevendesuar pudren pasi nuk permban talk. Gjithashtu eshte ideal per tu mbajtur me vete ne cante, pasi mund te riaplikohet mbi fytyre per te mbajtur lekuren mat, por gjithashtu pa hequr make-up! Ky produkt nuk bllokon poret ndaj zvogelon rrezikun e krijimit te akneve ne lekure. Aplikimi i tij behet ne mengjes dhe ne darke, por edhe gjate dites.

 

Lista e perberesve shenon perberes si, ekstrakte hithre qe veprojne si anti inflamator dhe baktericid, ekstrakt rozmarine qe vepron si sherues dhe zhbllokues, Nylon 12 qe thith yndyren e tepert, Vitamine C & E por gjithastu edhe perberesin kyc te koleksionit Essentials, CM-Glukan.

 

Ne rang boteror ky eshte nje nga produktet me te shitur te Skincode, por edhe ne Shqiperi eshte nje nga produktet me te kerkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *