Skincare

INTERVISTE – Andi Selaj, perfaqesues i Skincode ne Shqiperi

By  | 

 photo IMG_7958_zps17a7b896.jpg

1. Andi, per t’u njohur me mire, prezantoje veten tende shkurtimisht.
Une kam lindur dhe jam rritur ne Tirane, por gjithashtu kam jetuar per 4 vite ne Toronto, gjithashtu jam shkolluar ne te dy vendet. Jam student ne Universitetin e New York ne Tirane ne vitin e 4, ku studioj per Administrim Biznesi. Prej kohesh sipermarrjen e kam pasur me pasion, pasi me pare jam perfshire ne biznesin e prinderve. Tashme duke ndjekur kete tradite ne familjen time, qe prej muajit Maj te ketij viti drejtoj ekzkluzivitetin e Skincode per Shqiperine.
2. Si lindi deshira per t’u perfshire ne industrine e kozmetikes?
Perfshirja ime ne kete lloji biznesi ka qene aksidental, ka qene dicka e pa planifikuar, dicka qe nuk e kam kerkuar, por qe kur mu dha mundesia e mireprita, e shfrytezova ne maksimum dhe mbi te gjitha me pelqeu dhe u shnderrua ne nje pasion. Gjithcka filloi kur ime me u perfshi ne kete industri/biznes duke fituar ekskluzivitetin e nje marke tjeter Zvicerane, Swiss line by Dermalab, ndaj une vendosa per ta ndihmuar ne vizionin dhe konceptin qe kishte per kete marke ne tregun Shqiptar duke menaxhuar korespondencen me email-et, dokumentat e perkthyera, manualet e markes. Tashme marr pjese ne takimet vjetore te kompanise ne Zvicer dhe vazhdoj te asistoj ne menaxhimin e kesaj marke per rajonin.
3. Si eshte pritur Skincode ne tregun shqiptar?
Skincode ishte konceptuar per t’u shitur ne farmaci, qe prej 2007 ndodhej vetem tek Farmaci Milano. Fale punes tone por edhe stafit te farmacise, Skincode u shnderrua ne nje sukses si per klientet, pasi e pelqyen dhe e blene produktin, per farmacine, pasi i ndertoi nje emer dhe per ne si distributore, pasi na frymezoi dhe na konfirmoi besueshmerine e nje produkti Zviceran. Por qe prej Majit te 2012, Skincode gjithashtu gjendet edhe ne 6 farmaci ne Tirane fale vleresimit per produktin dhe bashkepunimit qe eshte themeluar me to.

 

4. Cila mendon eshte rruga e duhur per te arritur sukses, sidomos ne nje industri ku konkurrenca eshte e forte?
Ne nje industri ku firmat e reja kane permbytur tregun, sidomos ne Europe, por tashme prej vitesh edhe ne Shqiperi, ekziston vetem nje element i cili vendos vijen midis nje produkti te suksesshem dhe medioker, vleresimi i klientit. Pavarsisht se ne tregun Shqiptar te kozmetikes ekzistojne marka nderkombetarisht te njohura, ne faqet e internetit te tyre gjithmone mungon njohja/ autorizimi i shitjes se produkteve te tyre ne Shqiperi. Gje qe ka krijuar dyshime tek konsumatoret, si tek cilesia, cmimi por edhe origjinaliteti. Ndaj te qenuri nje distributor zyrtarisht i njohur nga kompania ne Zvicer, si per shitjen dhe marketingun e markes por dhe perfaqesimit te saj ne Shqiperi eshte nje element domethenes per konsumatorin pasi ai/ajo tashme eshte e sigurt per origjinalitetin e produkteve. Rrjedhimisht mbi kete element eshte themeluar dhe bashkepunimi me farmacite te cilat jane te zgjedhura nga ne per te ofruar Skincode.

 photo SkincodeMarketingMeeting005_zps1cf5ad96.jpg

5. Perse eshte e rendesishme qe produktet e Skincode te behen pjese e jetes sone?
Sepse lekura ka rendesi! Bukuria, shendeti dhe pamja e saj gjithashtu jane gjera qe na jepen nje here ne jete, por edhe mundesia per t’u kujdesur per to eshte e tille. Ndaj per t’i dhene vlere ritualit te kujdesurit per lekuren, nevojiten produkte ku ne formulimet e tyre misherohet nje filozofi, filozofia e Skincode eshte “Natyra e permiresuar me mjeshtri nga shkenca” ndaj dhe formulimet e produkeve bazohen mbi perberes kryesisht me prejardhje mjekesore por edhe ekstrakte natyrale. Te gjithe produktet nuk permbajne ruajtes artificial, ngjyrues artificial, arome artificiale dhe derivate shtazore, duke i bere produktet shume te pershtatshem per lekurat e ndjeshme. Principi i formulimit te produkteve bazohet mbi faktin qe, lekura eshte nje organ i gjalle ndaj dhe “kodi” gjenetik i saj duhet te respektohet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *