Skincare

Koleksioni Alpine White, Skincode

By  | 

 

Produktet me te reja Alpine White te Skincode jane nje azhornim i produkteve ekzistuese zbardhuese , te cilat tashme krijojne nje shtrirje unike brenda linjes Essentials. Kjo gje i jep perfitim konsumatoreve qe te kene mundesi zgjedhjeje duke patur nje koleksion te vecante qe ben te mundur zbardhjen e nje lekure te ndjeshme.
Perberja
Te gjitha produktet e linjes permbajne nje perqindje te konsiderueshme Vitamin B3, e cila ndalon rritjen e melanosomes ( qeliza qe permban melaninen) nga keratinocitet ( qeliza pa ngjyre qe gjenden thelle ne shtresen e lekures, dhe qe ngjiten gradualisht lart duke arritur siperfaqen e lekures). Ky frenim ndihmon ne minimizimin e ngjyrosjes se lekures dhe pigmentimin e saj. Vitamin B3 gjithashtu ndihmon ne zbehjen e imperfeksioneve dhe stimulon sintezen e kolagjenit per nje paraqitje me te bute te lekures.

 

 
Perfitimet qe merren nga Vitamin B3 (ndryshe quhet Niacinaminde ose Vitamin PP)

 

– Ndihmon ne barazimin e tonit te lekures qe shkaktohet nga pucrat e moshes.
-Ndihmon ne permiresimin e nje lekure te moshuar.
-Ndihmon ne zbehjen e akneve
-Ndihmon ne rritjen e rezistences se nje lekure te demtuar dhe ndihmon ne mbajtjen e lekures te hidratuar.

 

 
Te gjitha produktet e ketij koleksioni kane perberjen e nje kompleksi bime alpine. Gjendur ne Alpet Zvicerane, 7 bime te cmueshme jane zgjedhur posacerisht per te krijuar perberjen e nje bime te vetme alpine, e cila ul shfaqjen e pucrave te moshes dhe pigmentimin e lekures.

 

Per me teper linja e produkteve alpine white ndihmon ne mbajtjen e lekures sa me te paster e sa me te shndritshme, duke nderhyre ne sintezen e melanines, dhe duke ndaluar qelizat qe permbajne melanine per te arritur deri ne siperfaqen e lekures.

 

 
Si cdo produkt tjeter i Skincode, edhe ky koleksion permban elementin me kryesor CM-Glucan, i cili parandalon shfaqjen e stresit, nxit perteritjen e qelizave si dhe perberesit zbutes dhe qetesues per ta bere kete linje ideale per personat me lekure te ndjeshme qe te marrin efektin zbardhues si dhe te barazojne tonin e lekures.

 

 
Produktet

 

 
4 jane produktet qe bejne pjese ne kete linje, e cila eshte krijuar posacerisht per t’i ardhur ne ndihme personave qe kane lekure te ndjeshme. 

 

Cdo lekure e ndjeshme behet pre e pluhurave, e kushteve atmosferike, te cilet luajne rolin kyc ne acarimin e saj. Per kete arsye lekura pjesen me te madhe te dites ne momentin qe bie ne kontakt me jashte fillon te skuqet. Ajo cka nevojitet ne te tilla raste eshte nje produkt qe ka efekt zbardhues ne menyre qe ta qetesoje ate edhe te riktheje perseri nje ton te njetrajtshem te lekures.

 

 
1. Brightening day cream. Krem dite me spf 15, i cili hidraton lekuren dhe e ruan ate nga shfaqja e imperfeksioneve dhe i kthen lekures nje ngjyre te njetrajtshme.

 

2. Brightening total clarity serum. Serum hidratues qe ndihmon ne minimizimin e shfaqjes se pikave te zeza.

 

 
3. Brightening eye contour cream. Krem per syte qe ndihmon ne ndricimin dhe zbutjen e zones perreth syve.

 

 
4. Brightening hand cream. Krem per duart qe perthithet lehte nga lekura duke i dhene asaj nje efekt zbutes.

 

 
Per keto produkte do te flitet me gjere ne artikujt ne vijim, te cilet do te publikohen cdo jave dhe do te keni mundesi te informoheni me shume rreth avantazhit qe ato sjellin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *