Thonjte

Koleksioni im i manikyrave

By  | 

Photobucket

Nje nga gjerat qe me pelqen me shume eshte te kujdesem per thonjte. Gjithmone eci me parimin qe jo vetem fytyres duhet t’i kushtojme vemendje por edhe thonjte perbejne nje pjese teper te rendesishme e te te qenurit femer. Ato duhet te jene perhere te limuara dhe te lyera. Duke i kushtuar nje vemendje te madhe thonjve kam krijuar koleksionin tim te manikyrave qe i kam grupuar sipas firmes qe ato perfaqesojne. Do te shikoni qe manikyrat e mi variojne nga me te lirat tek ato me te shtrenjtat, gje qe tregon se asnjehere nuk bazohem ne faktin qe nje manikyr me i shtrenjte eshte me i mire, por e zgjedh ate nga ngjyra.

Biolife
Manikyrat Biolife jane te parat qe kam blere kur isha ne fillimet e krijimit te koleksionit tim te manikyrave. Jane ngjyra te vecanta dhe shume te bukura. Aplikohen lehte dhe zgjasin gati 5 dite.
Photobucket

H&M

Me kete madhesi te vogel keto manikyra merren ngado. Nuk zgjasin shume pasi me ka ndodhur qe te thahen shpejte, por ia vlejne per ngjyrat qe kane.

Photobucket

Essie

Ne fillim nuk me pelqeu fakti qe furca e tyre eshte e gjere pasi mendoja se do te kisha problem ne aplikimin e manikyrit. Ja qe isha gabuar pasi nje furce e gjere ben te mundur qe manikyri te aplikohet direkte ne tere thoin me nje thjeshtesi te jashtezakonshme. Ngjyra vishnje eshte e preferuara ime pasi perben nje nga trendet e periudhes se Vjeshtes.
Photobucket

L’Oreal

Keto manikyra bejne pjese ne koleksionin e Veres. Jane ngjyrat e duhura gjate kesaj periudhe, pasi jane teper te lehta dhe zgjasin goxha.
 
Photobucket

Chanel

Ne qofte se me pyesni cilat jane manikyrat e mi te preferuar, ja ku e keni pergjigjen…
I adhuroj keto dy manikyra per faktin qe jane ngjyra shume te bukura sidomos Lilac Sky, aplikohen shume lehte pasi kane nje furce te holle dhe zgjasin goxha.

Photobucket

Keto manikyra bejne pjese ne grupin e manikyrave me xixa. Pervecse i aplikon vetem, ato shume mire kombinohen edhe me ngjyra te tjera. Jane perfekte gjate periudhes se festave.

Photobucket

Gabrini

Jane manikyra te cilat kushtojne shume lire, por nuk zgjasin dhe aq shume. Me ka ndodhur qe nje manikyr qe kam blere te firmes Gabrini te jete thare shume shpejt, por gjithashtu me ka ndodhur qe ajo te kete zgjatur goxha. Pavaresisht ketij fakti, ngjyrat jane fantastike dhe jane te shumellojshme.

Photobucket

Nuk jane vetem keto manikyra ne koleksionin tim, por nje shumellojshmeri e madhe, te cilat u perkasin firmave te ndryshme. Ndoshta pyesni veten se perse me duhen kaq shume?
Ja qe eshte kthyer si nje pasion i imi per te patur sa me shume manikyra dhe sa me shume ngjyra. Perhere te del koha per t’i aplikuar ato dhe per t’i perdorur te gjitha.

Photobucket

Duke qene se numri i manikyrave po rritet nga dita ne dite pasi sa here qe mua me mbaron nje manikyr ose me prishet menjehere e zevendesoj dhe vendi perfekt per t’i mbajtur ne rastin tim eshte neper canta.

Photobucket

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.