Beauty

Koleksioni Ultraflesh Shinebox Highlight and Shimmer ne Strawberrynet

By  | 

 photo UltraflashshineboxBeautyEnxhi-4_zps1cb1df3c.jpg
Kam vene re qe shume vajza me dergojne email duke me pyetur se ku mund t’i gjejne produktet qe une prezantoj ne blog. Kjo vjen si rezultat i faktit qe ne (perfshire dhe veten time) jemi te varfra per sa i perket informacioneve se ku mund t’i gjejme produkte te ndryshme te cilat duam t’i blejme. Sigurisht qe ne Shqiperi, sidomos ne Tirane ka shume e shume dyqane qe shesin produkte kozmetike, por ndonjehere jemi ne padijeni se cfare produktesh jane ato.
Per kete arsye per te ju lehtesuar sa me shume punen do te ju keshilloja qe te vizitoni faqen Strawberrynet Albania, ku do te gjeni nje game produktesh per kujdesin e lekures, kujdesin e flokeve, parfume per femra dhe meshkuj, makiazh etj.

Strawberrynet  eshte kompania me e madhe ne internet qe merret me shitjen e produkteve te makiazhit, parfumeve, kujdesit per lekuren dhe floket. Kjo kompani ofron 30,000 produkte nga me shume se 600 marka te njohura ( Estee Lauder, Dolce & Gabbana, Elizabeth Arden, Christian Dior, Clinique, Guerlain, Shiseido etj.) me ulje deri ne 60%. Ajo qe vlen per t’u theksuar eshte fakti qe kjo kompani ofron dergim falas per te gjitha produktet qe ju porosisni.
 photo UltraflashshineboxBeautyEnxhi-6_zpsce599efe.jpg
Ultraflesh Shinebox Highlight & Shimmer eshte nje palet i Fusion Beauty, i cili eshte kthyer ne nje produkt te cilin une e perdor cdo dite. Kjo per shkak te faktit qe ky produkt perdoret per syte, buzet dhe faqet duke i dhene fytyres suaj nje pamje sa me natyrale. Nuk eshte e nevojshme qe te blihen produkte te ndryshme pasi ne nje kuti perfshihen te gjitha cka permenda dhe ze pak vend ne canten tuaj te makiazhit. Per te krijuar makiazhin tuaj ditor me ane te Ultraflesh Shinebox Highlight & Shimmer mjafton te ndiqni keto hapa:
 photo UltraflashshineboxBeautyEnxhi-3_zps5ba57aa8.jpg
1. Faqet
Pasi keni perdor krem puder, i cili vjen ne perputhje me ngjyren tuaj te lekures, do te ju keshilloja qe faqeve tuaja t’i shtoni nje nuance te lehte roze sa per te vene pak ne pah pjesen e mollezave ne menyre qe te keni nje pamje sa me natyrale.
 photo UltraflashshineboxBeautyEnxhi_zpsad2d7601.jpg
2. Buzet
Kush nuk preferon ngjyrat e ndezura per t’i aplikuar tek buzet, ne kutine e Ultraflesh gjenden dy nuanca kremoze ne ngjyre te lehte ari dhe roze. Keto dy nuanca jane teper te lehta dhe ndonjehere nuk kuptohet nese eshte aplikuar tek buzet. Meqenese kam kohe qe nuk perdor ngjyra te lehta tek buzet, keto dy nuanca preferoj t’i aplikoj tek syte. Mund te duket e cuditshme, por ia qe syve u jep nje shkelqim te lehte dhe aspak te tepruar. Pikerisht ky eshte qellimi te krijohet nje pamje sa me natyrale. 
 photo UltraflashshineboxBeautyEnxhi-2_zpsebb10fab.jpg
3. Syte
Nese gjate dites preferoni te shmangni perdorimin e penelit ne ngjyre te zeze ose lapsit, ky produkt ju vjen ne ndihme pasi permban dy lapsa ne ngjyre platin dhe roze kremoze te cilat sherbejne per te ndricuar (highlight) pjesen e syve edhe per te krijuar penelin per syte ku per kete pjese roza kremoze ju vjen ne ndihme duke ndricuar pjesen e syve. Per sa i perket lapsit ne ngjyre platin, do te ju keshilloja qe ta aplikoni ne pjesen e poshtme te syrit, pasi ben te mundur zmadhimin e tij per ato femra qe kane sy te vegjel (sekret bukurie).
 photo UltraflashshineboxBeautyEnxhi-5_zps0346291a.jpg

2 Comments

  1. Oakley

    October 29, 2015 at 4:44 am

    Thought I would comment and say neat theme, did you code it on your own? It looks really good!

    • Enxhi

      October 29, 2015 at 11:31 am

      Someone helped me on the theme. Thanks!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.