Skincare

Krem dite me efekt zbardhues Alpine White, Skincode

By  | 

 photo Alpine-White-Ad_zps33ce5513.jpg

Nje nga produktet kryesore te koleksionit Alpine White eshte kremi i dites zbardhues me spf 15 me ane te te cilit lekura jote arrin te marre goxha perfitime. Ndonjehere mjaftohesh vetem me nje lares fytyre dhe mendon se rutines tende te kujdesit te lekures i vjen fundi vetem me aq. Per kete arsye eshte teper e rendesishme qe te informohesh sa me shume rreth produkteve te domosdoshme per nje kujdesje te plote te lekures. Me ane te ketij posti do kesh mundesi te informohesh ne lidhje me perfitimet qe mund te marresh duke perdorur kremin e dites me efekt zbardhues alpine white te Skincode.
Perberesit kryesor
 
Vitamin B3. Funksionet e tij jane te shumta, por ajo qe duhet permendur eshte fakti se redukton pranine e imperfeksioneve ne lekure. Forcon lekuren duke i dhene rezistence ndaj demtimeve qe mund te pesoje barriera e lekures si dhe e hidraton ate. 
 
Bime alpine kompozuar nga 7 bime alpine te perzgjedhura per aftesine e tyre ne zbardhimin e lekures ne menyre qe ajo te kete nje ngjyre te njetrajtshme.
 
Vitamin C ester ka shume funksione: ndricon lekuren, ndihmon sintezen e kolagjenit.
 
Escin. Prania e tij ben te mundur qe lekura te qendroje e hidratuar dhe e bute gjate gjithe kohes
 
CM-Glucan. Mbron lekuren nga shfaqja e stresit si dhe nga humbja e qendrueshmerise se lekures, redukton pranine e rrudhave rreth pjeses se syve, rigjeneron qelizat e lekures si dhe shton mekanizmin mbrojtes te lekures.
 
Koncepti i produktit
 
Ky produkt eshte teper i lehte dhe arrin te perthithet shume shpejt nga lekura duke mos patur asnje ndjesi te pranise se yndyres pasi ta kesh aplikuar. Permban filtra UVA dhe UVB ne menyre qe te mbroje lekuren jo vetem nga rrezet e demshme te diellit, por edhe nga plakja e parakohshme e lekures. 
Kremi i dites alpine white ndihmon ne zbardhimin e lekures ne menyre qe te largoje efektin e pucrave ne pigmentimin e saj si dhe te imperfeksioneve te tjera. Ne kete menyre, lekura jote do te marre nje nuance te njetrajtshme duke bere te mundur qe te mos kesh me nevoje per perdorimin e nje kremi puder. 
Prania e spf 15 ben te mundur qe lekura te jete e mbrojtur gjate dites, sidomos ajo delikate qe bie pre shume shpejte e rrezeve te demshme te diellit dhe ne disa raste mund te te shfaqen njolla ne lekure.
 
Perdorimi
Kete produkt do ta vendosja te lista e “produkte te domosdoshme” per lekuren pasi perfitimet qe merren nga ai jane te shumta. Perdore ne mengjes pasi te kesh perfunduar me laresin e fytyres. Pse eshte i rendesishem?
Ndodh ndonjehere qe pas laresit fytyra te thahet ose te jete paksa e acaruar dhe kremi i dites jo vetem i jep butesi asaj duke e hidratuar, por edhe arrin t’i ktheje nuancen e duhur. Mjafton nje sasi e vogel dhe me ane te gishtit tregues aplikoje ate ne forme rrethore ne te gjithe siperfaqen e lekures, sigurisht duke shmangur zonen e syve.
Ne qofte se ke lekure delikate do te te keshilloja kete produkt, pasi lekura jote do te qendroje e bute gjate gjithe dites dhe efekti acarues ose me sakte skuqja e lekures zbehet gjate dites.
 
Perfitimet
 
-Hidraton                          
– Ofron mbrojtje nga rrezet e demshme te diellit
– Ndricon lekuren
– Redukton imperfeksionet
– Redukton pranine e pucrave
– Rigjeneron qelizat
– Zbut pranine e rrudhave
– Pershpejton sherimin e lekures

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *