
Skincare
Kujdesi ndaj Diellit me spf 50, Skincode

Perberesit kryesor
Cm-Glucan, rrit rezistencen e lekures, permireson barrieren mbrojtese te saj si dhe qeteson dhe pakeson irritimin e lekures.
Provitamin B5, siguron mbrojtje dhe hidratim per lekuren.
Vitamin E, ka veti anti-oksidues dhe hidratues. Ndihmon ne shkelqimin e lekures si dhe i jep mbrojtje ndaj rrezeve te demshme te diellit.
Vitamin C, ben te mundur qe lekura te mbaje te njejtin pigmentim.
Shea butter, vonon plakjen e parakohshme te lekures si dhe i siguron asaj butesi dhe hidratim.
Koncepti produktit
Kremi mbrojtes ndaj diellit siguron mbrojtjen maksimale per lekuren duke parandaluar demtimet qe ajo mund te pesoje gjate ekspozimit ne diell. Stimulon mbrojtjen e lekures duke shmangur irritimin e saj si dhe djegien nga rrezet e diellit. Gjithashtu lekura mbetet e hidratuar dhe e bute gjate gjithe dites. Ky produkt eshte i pershtatshem edhe per femije mbi 6 muajsh.
Nuk me jep aspak ndjesi ngjitese, gje e cila me ka bezdisur goxha kur perdorja produkte te tjera qe ofronin mbrojtjen ndaj diellit. Gjithashtu kremi eshte teper i holle, pasi kremrat qe kane nje perberje te trashe nuk jane te pershtatshem sepse perthithen me veshtiresi nga lekura.
E aplikoj ate sa here e ndjej te nevojshme kur jam ne plazh, por me se shumti ne mengjes dhe mbasdite ne gjithe siperfaqen e fytyres dhe ne qafe meqenese edhe ajo eshte nje zone delikate. Ne momentet qe e ndjej se dielli eshte teper i forte e aplikoj ate edhe 3-4 here ne dite pasi mendoj se nuk eshte i mjaftueshem aplikimi vetem nje here ne dite. Ne qofte se kerkon mbrojtjen maksimale perdore ate te pakten 2 here si dhe sigurohu qe ta aplikosh edhe ne zonen e dekoltes meqenese ajo zone ka tendence te plaket shume shpejt si rezultat i neglizhences sone ne lidhje me ate zone.
0 comments