Skincare

Kujdesi per duart, Alpine White

By  | 

 

Sado neglizhent/e te jesh ne lidhje me kujdesin per duart, vjen nje moment qe e kupton se pervec kujdesit te fytyres edhe duart kane nevoje per perkujdesje maksimale. Vete ambjenti ku jetojme dhe vete klima jane shkaktare te imperfeksioneve qe shfaqen tek duart dhe nje menyre per t’i eliminuar ato eshte perdorimi i nje kremi per duart, ne rastin e ketij artikulli behet fjale per kremin zbardhues per duart i koleksionit Alpine White te Skincode.


PERBERESIT KRYESOR

Nuk eshte aspak per tu habitur qe nje krem per duart te mbaje pothuajse te njejtet perberes si nje krem qe sherben per kujdesin e fytyres. Jo vetem pjesa e fytyres dhe e dekoltes eshte e ndjeshme, por edhe duart gjithashtu dhe pikerisht per kete arsye shume perberes qe ndihmojne ne reduktimin e imperfeksioneve ne fytyre, luajne nje rol te rendesishem edhe tek duart. Ne rastin e Brightening hand cream perberesit kryesor jane:
Vitamin B3, Ndihmon ne ndricimin e lekures si dhe redukton shenjat e plakjes dhe imperfeksionet.
Bime Alpine, ka nje efekt te rendesishem ne zbardhimin e lekures ne menyre qe t’i ktheje asaj nje nuance te njetrajtshme.
CM-Glucan, rigjeneron qelizat, redukton rrudhat sidomos ne pjesen e syve si dhe mbron lekuren.
Sodium Hyaluronate, permban te gjitha karakteristikat per nje lekure rinore: lekure te shendetshme, elasticitet dhe ton te njetrajtshem. 
Vitamin C ester, i jep ndricim lekures dhe ndihmon ne sintezen e kolagjenit.
Vitamin E, ndihmon ne zbutjen dhe qendrueshmerine e lekures.
 
KONCEPTI I PRODUKTIT
Brightening hand cream nga Skincode arrin te perthithet shume shpejt nga lekura duke i lene duart te bute gjate gjithe dites. Fale perberesve te saj, ky krem arrin te reduktoje shfaqjen e imperfeksioneve si dhe mbron duart nga agjentet e jashtem.
Ky produkt eshte i pershtatshem per personat me lekure te thate dhe per ata qe e ndjejne te nevojshem perdorimin e tij kur verejne shfaqjen e imperfeksioneve si dhe kur duart nuk kane nje ton te njetrajtshem.
 
PERDORIMI
Eshte teper e rendesishme qe kremi per duart te perdoret cdo dite, pasi ne kete menyre arrin te evitosh cdo imperfeksion qe mund te te shfaqet si dhe shmang tharjen e lekures. Ne qofte se nuk je nje perdorues/e i/e rregullt i kremit per duart, atehere perdore ate kur e ndjen te nevojshme.
 
MENDIMI PERSONAL
Pervec produkteve qe jane per kujdesin e fytyres pa te cilet nuk bej dot, edhe kremi per duart ndodhet ne listen e produkteve te rendesishme qe duhet te kemi.
Gjate periudhes se Veres nuk e perdor shume kremin per duart pasi nuk kam shenja te imperfeksioneve, por e perdor ate pasi te kem lare enet ose kur e ndjej qe i kam pak te thate. Menjehere pasi kam aplikuar kremin, duarve u rikthehet butesia e deshiruar, efekt i cili zgjat gjate gjithe dites.
Per sa i perket periudhes se Dimrit, kete krem e perdor cdo dite, me sakte cdo mbremje dhe kam vene re qe duart i rezistojne klimes se ftohte. Nuk ka shfaqje te imperfeksioneve si dhe me kryesorja nuk ka shfaqje te carjes se lekures dhe skuqjes se saj.
Ne qofte se duart e tua jane teper te ndjeshem, atehere do te te keshilloja te aplikosh kremin disa here gjate dites ne menyre qe te arrish rezultatin e kerkuar.
Brightening hand cream nuk eshte aspak i yndyrshem si dhe arrin te thithet shume lehte nga lekura fale struktures se tij. Kete produkt gjithashtu mund ta mbash me vete ngado ne cante dhe e perdor sa here te nevojitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *