Floket

Kujdesi per floket: Mythic Oil nga L’Oreal

By  | 

Per nje kohe shume te gjate kam qene ne kerkim te nje kremi ose vaji qe do te arrinte t’i jepte shkelqim flokeve te mi. Ja qe L’Oreal me beri nje nder te madh me vajin Mythic Oil. Per here te pare e kam perdorur ne Shkurt te 2012 kete vaj kur isha ne Milano dhe rashe menjehere ne “dashuri”. Eshte thjesht fantastik per faktin se u jep flokeve shkelqim si dhe ato qendrojne shume te bute. Nuk kisha shkruar me pare ndonje post per Mythic Oil pasi eshte nje produkt qe akoma nuk e kisha gjetur ne Tirane, por ja qe disa dite me pare rastisi qe e pashe ne nje parukeri. 

Per momentin po perdor vajin Mythic Oil qe eshte per te gjitha llojet e flokeve. Eshte nje vaj ushqyes dhe mjaftojne 1-2 pika per ta vendosur ate ne floke te thate ose edhe ne floke pak te lagur. Gjithmone e perdor pasi kam bere dush dhe floket jane thare. Meqenese duhen 1-2 pika per t’u vendosur ne floke, ky produkt zgjat per nje kohe te gjate si dhe ka nje arome te vecante qe nuk shkakton aspak bezdisje.
Gjithashtu Mythic Oil u jep shkelqim edhe flokeve te lyer. Hidhni 1-2 pika ne duar dhe me pas aplikojini ato ne floke te thate ose pak te lagur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *