Skincare

Kujdesi per syte: Krem zbardhues per konturin e syve, Alpine White

By  | 

Cfare do te ishte nje kujdesje per lekuren pa patur ne plan te pare kujdesin per syte?

Pjesa e syve duke qene pjesa me delikate ka nevoje per perkujdesje te pakten dy here ne dite dhe kjo gje arrihet duke perdorur nje krem te pershtatshem. Ne koleksionin Alpine White te Skincode, brightening eye contour cream te ofron perkujdesjen e duhur per pjesen e syve.

Perberesit kryesor

Si cdo produkt tjeter i koleksionit Alpine White, edhe ky produkt ne perberje te saj permban Vitamin B3 ne menyre qe te reduktoje shfaqjen e shenjave te moshes si dhe te zhduke imperfeksionet. 
Bime Alpine e cila i jep lekures efektin zbardhues ne menyre qe te reduktoje ngjyren dhe madhesine e shenjave te moshes.

CM-Glucan ben te mundur reduktimin e rrudhave tek pjesa e syve dhe rinovon qelizat e lekures.

Perberes te tjere te ketij produkti jane Shea Butter i cili ngadaleson plakjen e lekures, Vitamin C ester i cili i jep shkelqim pjeses se syve, Caffeine e cila ndihmon ne reduktimin e perqindjes se dhjamit ne pjesen e syve, Escin i cili jep efekt hidratues dhe zbutes.


Koncepti i produktit

Pjesa e syve eshte teper e ndjeshme nga perberesit e nje kujdesi per lekuren dhe nga kushtet e mjedisit dhe per kete arsye ajo eshte e predispozuar te irritohet me shpejt se cdo pjese tjeter e lekures.
Meqenese behet fjale per nje produkt i cili ka per qellim te jape kujdesin me te madh per pjesen e syve, brightening eye contour cream te ofron bardhesi, hidratim dhe butesi per pjesen e syve.
Ne qofte se kerkon te reduktosh enjtjen dhe rrathet e erret, ky krem eshte i duhuri per ty, pasi i kthen rini lekures delikate qe e rrethon konturin e syve.


Perdorimi 

Aplikoje kete krem ne mengjes dhe ne darke me levizje rrethore rreth pjeses se syve. Masazhoje lehte derisa ajo te perthithet komplet nga lekura. Ky krem eshte i pershtatshem per te gjitha tipet e lekures, edhe ate me te ndjeshme. Nuk eshte e nevojshme qe te perdoresh produkte te tjera per pjesen e syve, pasi duke qene teper delikate kerkon nje perkujdesje teper te madhe dhe nje produkt, i cili arrin te te ofroje hidratim, reduktim te imperfeksioneve, reduktim te vijave te holla dhe bardhesi eshte mese i mjaftueshem per te arritur rezultatet qe kerkon.
Mendimi personal
Duke qene se jam vetem 20 vjec, nuk mund te them qe ky produkt arriti te reduktoje rrathet e formuar ose arriti te zhduke vijat e holla pasi nuk do te kishte sens per mua. Per kete arsye mamaja ime ishte mese e gatshme te perdorte kete produkt per te pare se si do te ndikonte brightening eye contour cream ne paraqitje. Duke patur me shume se tre muaj qe e perdor, kam vene re faktin se ajo nuk ka patur enjtje te pjesa e syve, pasi mbetet gjithmone e fresket dhe e hidratuar duke e perdorur dy here ne dite kremin. Shfaqje te rrudhave te tjera apo te vijave te holla nuk ka patur. Ne kete menyre produkti ka bere te mundur qe te zbuse shfaqjen e tyre.
Perfitimet 
 
 Hidraton
– Redukton pigmentimin e lekures
– Redukton rrathet e erret
– Qeteson nje lekure te irrituar
– Zbut shfaqjen e vijave te holla dhe te rrudhave
– I jep energji qelizave

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.