Fytyra

Kur blen lire, te bie shtrenjte…

By  | 

Photobucket
Jetojme ne nje shoqeri ku nevojat jane te shumta, por shpeshhere zgjedhim rrugen e gabuar per plotesimin e tyre. Deshira e madhe per te plotesuar nevojat tona ben te mundur qe te shpenzojme nje sasi te konsiderueshme parash per nje veshje ose nje produkt te caktuar ose shpenzojme shume pak para. Gjithmone kemi manine e te blerit gjerat me te lira, por ia qe kjo nuk eshte gjithmone zgjidhja e duhur. Mund te shpenzojme shume pak para per nje veshje pasi tendencat  ndryshojne shpesh, shijet dhe preferencat gjithashtu, pasi garderova jone ka nevoje per ndryshime.

Por te shpenzosh pak para per te blere produkte qe bejne te mundurkujdesin e lekures sone eshte nje “krim pa vetedije” qe ne bejme ndajlekures sone. Te gjithe jemi te ndergjegjshem qe kujdesi ndaj lekures eshte nje proces thelbesor qe duhet te kryhet patjeter nga ne, por sa te gatshem jemi ne per t’u kujdesur per lekuren tone?

Si nje shoqeri konsumatore qe jemi, tregu na ofron nje shumellojshmeri produktesh te lira dhe te shtrenjta per kujdesin e lekures, por ne shoqerine tone ekziston mania per te blere “lire e mire” duke menjanuar shpeshhere vlerat qe ka nje produkt dhe ne raste me ekstreme  duke i shkaktuar deme te medha lekures sone nga produkte qe nuk jane te sigurta per lekuren.

Cmimi shpeshhere, eshte ne sintoni me cilesine dhe vleren qe ofron nje produkt ose sherbim, ndaj nuk duhet stepje nga cmimet e larta qe kane produkte te caktuara, fundja kerkojme cilesi. Shume produkte jane te formuluara ne menyre qe te plotesojne kerkesat e njerezve per te pasur nje lekure sa me te shendetshme, sa me te bute dhe plot energji. Por jo gjithmone produktet e lira jane ato qe ofrojne nje performance maksimale, fundja fundit nese krahasojme nje krem per syrin qe kushton 50 euro vs nje kremi per syte qe kushton 200 euro, sa me shume performance mund te na ofroje diferenca prej 150 euro? E njejta gje vlen dhe per produkte anti-age qe kushtojne 15 euro vs 200 euro, kuptohet qe nese produkti 15 euro anti-age do jepte rezultat nuk do te ekzistonin produkte 10-fish me te shtrenjte se ai.

Sigurisht qe ka edhe produkte te lira, te cilat bejne te mundur kujdesin e lekures sone, por po te krahasojme efektet qe jep nje krem fytyre i lire me efektet qe jep nje krem i shtrenjte, vlerat qe ofron ky i fundit jane me te medha, me vitale dhe afatgjate per lekuren tone. Mjafton te lexoni ne internet informacionet e shumta qe mund te gjeni rreth efekteve qe kane shkaktuar kremrat e lire tek persona te ndryshem per te kuptuar se sa i rendesishem eshte ai shpenzim i madh qe ne duhet te bejme per t’u kujdesur per lekuren tone. Ka ardhur koha qe te informohemi me shume rreth produkteve qe i japin vlere lekures sone ne menyre qe te ndihemi sa me komfort duke pasur nje lekure te shendetshme.
Kur behet fjale per lekuren tone asgje nuk duhet te na ndaloje, pasi eshte nje pjese teper e rendesishme e jona qe ka nevoje per perkujdesjen me te madhe. Sa me neglizhent te jemi ndaj ketij fakti, aq me te keqija do te jene pasojat me vone. Ne nje shoqeri qe pelqen gjithmone te vishet mire dhe te ndjeke moden, shpesh shpenzojme shume per rrobat dhe pak per lekuren, duke harruar qe nje lekure e bukur, rinore, rrezatuese, e paster dhe e shendetshme eshte gjithmone ne mode, pavaresisht vitit, stines apo moshes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *