Make-Up

Lista e deshirave per Krishlindje

By  | 

Photobucket

E di qe eshte akoma heret, por nuk mund te rezistoja dot pa bere nje liste te deshirave per Krishlindje. E gjithe lista eshte e perbere nga produkte bukurie te firmes Mac, te cilat i adhuroj. Shpresoj qe prinderit e mi te tregohen me doreleshuar me mua kete periudhe. Jane produkte thelbesore per perdoruesit e shpeshte te make up si dhe kane dizajne shume te bukura, te cilat jane perfekte dhe per dhurata.
 
1. Mac Extra Dimension Eyeshadow
Ngjyre e lehte dhe ne baze te review-ve ngjan shume bukur kur e aplikon ate tek syte.

2. Mac Glamour Daze Nailpolish
Eshte e pamundur qe ne listat e mia te shumta te deshirave te mos ndodhet ndonje manikyr qe une e deshiroj. Kete here dua nje manikyr te firmes Mac meqenese nuk kam nje te tille ne koleksionin tim te manikyrave. Eshte ne ngjyre roze e hapur dhe me shkelqim.

3. Mac Cremesheen Lipstick
Ngjyre e cila me shkon shume si dhe perben nje nga trendet ne kete periudhe. Ne baze te review-ve qendron gjate si dhe duket shume bukur pasi eshte aplikuar ne buze.

4. Mac Fabulousness Smoky Eye Palette
Permban ngjyrat te cilat i perdor shpesh si dhe jane te duhurat per te krijuar nje look prej smoky eye. Permban 5 ngjyra dhe dizajni eshte shume i bukur.

5. Mac Mineralize Volcanic Ash Exfoliater
Pastrues i thelle per fytyren me minerale. Eshte teper e rendesishme qe shpesh   pervec laresve apo kremrave qe perdorim per lekuren te kemi edhe nje produkt qe ben te mundur pastrimin e thelle te saj.

6. Mac Plush Brush Kit Advanced
Nje cante e cila mban furcat me te domosdoshme per aplikimin e make up duke filluar nga furca per te aplikuar tonin tek syte, rouge per faqet, per buzekuqin. Kane nje gjatesi te shkurter dhe mund t’i marresh kudo me vete.

7. Mac Studio Fixed Powder
Eshte edhe puder edhe krem. Pse te blesh dy produkte kur mund t’i kesh te dyja ne nje produkt?
Perthithet lehte nga lekura, qendron ne lekure rreth 8 ore si dhe i jep asaj butesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.