Beauty

Make Up Trend Fall/Winter 2013

By  | 

 photo Montage-Glamour-28aug13_bt_810x810_zps4528d60b.jpg
Jo te gjithe menyren e te berit make up qe e shikojme gjate sfilatave mund ta aplikojme edhe ne pasi c’eshte e verteta nje pjese e madhe e tyre eshte teper e ekzagjeruar per ne. Por ja qe disa trende bien menjehere ne sy dhe ato do te na shoqerojne gjate gjithe periudhes. Do te shikoni qe disa trende jane po te njejtat, te cilat kam pershtypjen se nuk do te zhduken asnjehere dhe te tjerat jane komplet te reja per ne. 

1. Vetulla te trasha

Mesa duket mania e te mbajturit vetulla te holla nuk eshte me ne mode. Po te shikohen me vemendje modelet gjate berjes se make up-it, vetullat e tyre jane te pahequra. Mjafton te lyhen vetullat me laps qe i aftohet ngjyres natyrale. Vetullat e trasha dhe pak te erreta shkojne shume duke aplikuar nje ngjyre neutrale ose te arte per kapaket e syve dhe shkelqyes te lehte per buzet si ne foton e dyte. Ne qofte se je bjonde provo te erresosh paksa me laps vetullat.

 photo 4_zpscae380e4.jpg

2. Buze ne ngjyren e veres

Gjeja qe urrej me shume eshte shenja e pijes se veres qe ngelet ne buze, por nese ajo ngjyre aplikohet ne te gjithe buzen atehere ketu ndryshon situata. Ngjyra e veres ose me sakte ngjyra vishnje edhe kete vit do te jete perseri nje trend. Per ju qe nuk keni akoma nje buzekuq ngjyre vishnje ka ardhur koha qe ta shtoni ate ne canten e make up-it. Sic mund ta shikoni edhe nga fotot nese doni te vendosni nje buzekuq ne vishnje, atehere duhet te lini pjesen e syve te paprekur per te patur nje pamje sa natyrale sa dhe te bukur. 

 photo 5_zpsf2caeb85.jpg

3. Gjithcka ka te beje me syte

Bukuria e nje femre karakterizohet edhe nga syte e saj. Shikoni sa me shume tutorials ne you tube ose edhe ne faqe te tjera per tu praktikuar dhe per te luajtur sa me shume me ngjyrat. Provoni ngjyren e bronzit si dhe ngjyren lejla per te patur pamjen e duhur nese doni te shkoni diku. 

 photo 1_zps72791b99.jpg

4. Qerpike te gjate

Te gjitha duam te kemi qerpike te gjate dhe voluminoz dhe per kete arsye shpenzojme me shume per blerjen e rimelit te duhur qe te na jape pamjen qe deshirojme. 

 photo 3_zps91bc4adf.jpg

5. Smoky Eyes

Gjithmone i kam menduar buzet dhe syte si dy pjese te fytyres qe jane ne bashkepunim te perhershem me njeri-tjetrin. Nese duam te theksojme pjesen e buzeve mjafton nje ngjyre e forte dhe syte i leme te paprekur. Nese duam te theksojme pjesen e syve atehere na vjen ne ndihme smoky eyes dhe buzet i leme te paprekura. Ne kete menyre nuk i thyejme rregullat e ” make up-it perfekt “. Mjafton te perdorim laps te zi qe e aplikojme rreth vijes se syve si dhe ton ne ngjyre te erret per ta aplikuar rreth kapakeve por edhe fare pak ne pjesen e poshtme te syve sa per t’i dhene nje nuance te lehte.

 photo 7_zps6b3ec101.jpg

6. Buze te kuqe

” Put on some red lipstick and live a little”… Te njejten gje duhet te bejme edhe ne. Buzet e kuqe nuk te tradhetojne asnjehere pasi perfaqesojne nje pjese e te qenurit femer. Per te aplikuar sa me mire ngjyren e kuqe filloni duke aplikuar nje laps ne menyre qe te vijezoni pjesen e buzeve dhe me pas vendosni buzekuq. Nje menyre tjeter eshte vendosja e buzekuqit dhe me pas shkelqyes. Ah dhe mos harroni rregullin “e arte” syte mbeten te paprekur ose aplikoni nje vilje te holle peneli.

 photo 2_zpsd8e49728.jpg

7. Puder per faqet ne roze
Apliko puder per faqet ne ngjyre roze ne molleza dhe do te dukesh sa me bukur. Nese preferon te jesh sa me e thjeshte, atehere vendos puder ne roze ne molleza dhe buzekuq ne ngjyre nude ose roze te lehte.

 photo 8_zpsd7819d6d.jpg

8. Buze ne ngjyre nude

Pasi shumica prej nesh ka blere kepuce ne ngjyre nude, duhet te mendojme qe te kemi edhe buzekuq ne nude sepse perben nje nga trendet e ketij viti. Sigurisht qe kjo vlen me shume per vajzat qe preferojne te mbeten te thjeshta dhe nuk preferojne te vene shume makijazh. Perdorimi i nje shkelqyesi pasi keni vendosur buzekuq ne nude eshte zgjedhje e sakte. 

 photo 6_zps886c7641.jpg

9. Penel per syte

Nese do te me pyesni se ke produkt bukurie perdor me shume do ju thoja penel, rimel dhe buzekuq. Sigurisht qe penelin nuk e aplikoj si ne foton e pare pasi akoma nuk po ma mbush mendjen nje gje e tille…
 
Gjithmone e kam thene dhe vazhdoj ta them vendosja e penelit te syve duke krijuar nje vije te holle, perdorimi i nje rimeli qe u jep volum qerpikeve dhe vendosja e nje buzekuqi ne ngjyre vishnje nuk te tradheton asnjehere.

 photo 9_zps0254d6b3.jpg
Fotot e marra nga Glamour UK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.