Skincare

Micellar water all-in-one cleanser nga Skincode

By  | 

Per te permbyllur rubriken e pastruesve dhe tonifikuesve te koleksionit Skincode Essentials, vendosa te provoj Micellar water all-in-one cleanser. Per nje pjese te madhe mund te jete i ri emri uje miselar, por ja qe ekzistenca e tij daton dekada me pare ne Paris.

Cfare eshte uji miselar?

Uji miselar eshte i perbere nga “micelles” qe jane molekula te vogla vajore qe qendrojne pezull ne uje. Fakti qe perbehet nga molekula vajore nuk do te thote aspak qe nuk mund te perdoret per lekure te yndyrshme. Fale perberjes se tij, arrin te depertoje ne lekure dhe te pastroje, purifikoje, tonifikoje lekuren duke e pastruar ate nga papastertite dhe duke e hidratuar ate. Mund ta konsiderosh si nje produkt multifunksional, i cili eshte i afte t’u pergjigjet nevojave qe lekura jote ka. Vitet e fundit perdorimi i tij sa vjen dhe rritet , madje gjate javes se modes artistet e makeup-it e konsiderojne si produktin me te perdorur pasi arrin qe te pastroje lekuren dhe te korrigjoje qe behen ne makeup pa qene nevoja qe lekura te shpelahet me uje.

Micellar water all-in-one nga Skincode

micellar-water-skincode-skincare

Perberesit: CM Glucan, Ekstrakt i fares Tamarindus Indica, Leng gjethe te Aloe Barbadensis

Perfitimet: Fale perberjes se tij dhe vetive qe ka, ky produkt si fillim arrin te heqe makeup-in nga fytyra dhe syte duke mos e irrituar aspak ate. Ai eshte i afte te heqe edhe produktet e makeup-it kundra ujit. Pervec kesaj nje nga vetite e tij me te dobishme dhe me i rendesishmi per mua eshte fakti se ky produkt arrin te pastroje lekuren nga papastertite duke vepruar ne rolin e nje toniku dhe pas perdorimit lekura mbetet e bute gjate gjithe dites. Ky produkt eshte perfekt per te gjitha llojet e lekures pasi nuk permban alkool, aromatizues, ngjyrues, qe do te thote se edhe lekura me delikate eshte e mbrojtur dhe pas aplikimit te tij nuk do te vuash nga asnje skuqje apo irritim.

Perdorimi: Kete produkt e perdor dy here ne dite ne mengjes dhe ne mbremje. Mjafton te lag nje pambuk me ujin miselar dhe e aplikoj ate ne te gjithe fytyren edhe ne pjesen e qafes. Persa i perket pjeses se syve, bej shume kujdes ne momentin e pastrimit te kesaj zone duke mos ushtruar aspak presion, ne te kundert kjo gje mund te shkaktoje irritim te zones se syve.

Kete produkt e perdor edhe ne momentet e aplikimit te makeup-it. Ne disa momente mund te ndodhe qe te bej gabime ne aplikimin e tonit per syte ose te penelit dhe e perdor ujin miselar per te korrigjuar gabimet. Ky produkt nuk ka aspak nevoje te shpelahet me uje.

Ne fillim isha skeptike per te perdorur ujin miselar, pasi nuk besoja se nje produkt i tille mund te arrinte te pastronte lekuren pa perdorimin e ujit. Per t’u bindur me shume, perpara se te aplikoja ujin miselar perdora nje lares per fytyren. Me pas aplikova ujin miselar nga Skincode me ane te nje pambuku dhe menjehere vura re se lekura ime nuk ishte e pastruar totalisht, sepse vura re te pambuku gjurme te fondatintes. Per kete arsye e keshilloj kete produkt per te gjithe si femra dhe meshkuj, pasi arrin te jape pastrimin perfundimar te lekures duke e pastruar ate nga papastertite ku perfshihen edhe pluhurat qe grumbullon lekura ne kontakt me ambjentin e jashtem. Ne kete menyre lekura do te jete e paster, e mbrojtur dhe e hidratuar gjate gjithe dites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.