Make-Up

Ne kerkim te tonit te duhur per syte

By  | 

Photobucket

Si femra ne i kushtojme nje vemendje teper te madhe pjeses se syve. Perdorim rimel, laps, penel dhe me e rendesishmja ton per syte. Pikerisht toni per syte eshte teper i rendesishem dhe nje make up perfekt varet dhe nga zgjedhja e ngjyres se saj. Per kete periudhe ngjyrat perfekte jane ato neutrale dhe ne kete post mund te krijoni ide se cila eshte ngjyra ose cilat jane ngjyrat e duhura per ju.

 
1. Urban Decay Naked Eye Palette
Produkt me kualitet duke filluar nga 12 ngjyrat qe ajo permban ne te cilat 10 jane me shkelqim dhe vetem 2 jane mat. Produkt perfekt sidomos gjate periudhes se veres kur fytyra te ka marre ngjyre.
 
2. Essence 05 To Die For
4 ngjyra te cilat kombinohen ne menyre perfekte me njera-tjetren. Mund te krijosh pamje te ndryshme si P.Sh. nje ngjyre toni i lehte gjate dites ose smokey eye ne darke.
 
3. Gosh Smokey Eye Palette
Per te krijuar nje look prej smokey eye, Gosh prezanton produktin e saj prej 4 ngjyrash duke filluar nga ngjyra gri e erret tek nje ngjyre sa me natyrale.
 
4. Urban Decay Naked Eye Palette 2
Duke pare suksesin qe pati Urban Decay Naked Eye Palette, prezantohet Urban Decay Naked Eye Palette 2, i cili permban 12 ngjyra, ku ti mund te zgjedhesh ato ngjyra qe te pershtaten me shume. Permban shume ngjyra neutrale me te cilat mund te krijosh nje look perfekt, vetem se nuk me pelqen fakti qe permban vetem nje ngjyre mat, kurse te tjerat jane me shkelqim.
 
5. Sleek au Natural Palette
Produkt i duhur per ata persona qe e kane ngjyren e syrit te erret. 12 ngjyra te ndryshme duke filluar nga ngjyrat me te hapura dhe duke perfunduar me ngjyren e zeze mat. Pasqyra eshte e madhe gje e cila e ben me te lehte aplikimin e saj kudo qe jemi.
 
6.  MUA undressed Eye Palette
Edhe ky produkt permban 12 ngjyra te cilat jane me shkelqim. Nuk me pelqen fakti qe nuk ka pasqyre, pasi eshte nje produkt te cilin mund ta marrim me vete kudo dhe pasqyra eshte e nevojshme. Megjithese ka nje varietet ngjyrash te buta, te lehta per t’u aplikuar dhe ti zgjedh te preferuarat e tua.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *