Beauty

Nuk di cfare rimeli te perdoresh? Ja disa ide…

By  | 

Photobucket

Shumica e vajzave, perfshire dhe mua, nuk dalin nga shtepia pa vene rimel.
Tashme eshte kthyer ne nje produkt bukurie pa te cilin nuk bejme dot. Te gjithe ne femrat adhurojme te kemi qerpike te gjate dhe per kete mundohemi qe te gjejme rimelin e duhur. Na ndodh shpesh qe te provojme shume lloje rimelesh te firmave te ndryshme dhe akoma nuk kemi gjetur te duhurin. Per kete arsye vendosa t’ju jap disa ide bazuar ne nje artikull qe lexova ne revisten angleze Vogue se cfare rimeli te perdorni. 
Jam shume e sigurt qe shumica e vajzave nisen qe nga emri per te blere nje produkt bukurie. Por ne qofte se nje rimel eshte Yves Saint Laurent nuk do te thote qe eshte i duhuri per ty. Ndoshta mund te jete nje rimel i Maybelline ose i Rimmel nuk i dihet. Duhet ta provosh nese t’i tregon qerpiket te gjate e te dendur dhe jo ta blesh vetem se eshte “firmato”…

1. Chanel Infinite Length and Curl Mascara. £23
E di qe me siper permenda se nuk duhet te nisesh nga emri per te blere nje produkt, por ne baze te disa review-ve qe lexova ky rimel eshte i duhuri per ju, sidomos gjate dites.

Photobucket
2. Clinique High Impact Mascara. £16
Ne qofte se deshiron qerpike voluminoz dhe te ndare, Clinique ta jep kete mundesi. Mund t’i thuash lamtumire qerpikeve te bashkuar qe jane shume te bezdisshem…

Photobucket

3. Lancôme Hypnôse Doll Eyes Mascara. £21

Perseri nje rimel qe u jep volum qerpikeve te tu. Njoh shume vajza qe e perdorin dhe e pelqejne rezultatin qe u jep. 

Photobucket

4.L’Oreal Paris Volume Million Lashes Luminizer – Blue Eyes. £9.35

Ju qe keni sy blu jeni me fat pasi L’Oreal ka menduar per ju, duke sjelle nje rimel te krijuar posacerisht per ato femra qe kane sy blu. Them me plot bindje qe funksionon pasi vete mamaja ime e perdor dhe eshte teper e kenaqur.
Shpresoj qe L’Oreal te mendoje edhe per ne qe kemi sy ngjyre kafe…

Photobucket

5. Revlon Grow Luscious Plumping Mascara. £9.99

Rimeli i duhur per ju qe kerkoni te keni qerpike sa me te dendur, kjo gje fale furces se krijuar posacerisht per t’ju dhene dendesine qe kerkoni.

Photobucket

 
6.Max Factor Masterpiece Mascara. £9.99

Shume prej jush adhurojne kremin puder Max Factor. Tashme mund te adhuroni edhe rimelin Max Factor, i cili fale furces se saj mundeson nje aplikim sa me te rregullt te rimelit duke patur qerpike te ndare. Thuaji lamtumire qerpikeve te bashkuar!


Photobucket

7.Rimmel Scandal’eyes Mascara. £6.99

Gjithashtu edhe Rimmel mundeson qe te keni qerpike voluminoz duke iu dhene nje pamje teper dramatike. Mendoj se eshte rimeli i duhur per ne mbremje kur deshiron qe te theksosh me shume pjesen e syve.

Photobucket

8. Dior Diorshow Iconic Extreme Lash Curling Mascara. £23

Nese kerkon nje rimel me shume funksione njekohesisht, Dior eshte i duhuri. Eshte kundra ujit, u jep volum qerpikeve te tu, zgjat per nje kohe te gjate dhe i tregon me te gjate qerpiket. Cfare kerkon me shume se kaq?

Photobucket

9. Maybelline Great Lash Mascara. £4.99

Per mua eshte hera e pare qe e shikoj kete rimel, kur qenka shume i njohur. Nuk e di ku e kam pasur mendien qe nuk e paskam degjuar?? Oops…
Thone qe rezultati eshte fantastik, shpresoj te jete keshtu…


Photobucket

 
 
 
Foto e marra nga
Vogue UK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.