Keshilla

Parandalimi i plakjes se lekures

By  | 

 photo red-lips_zpsd74ca5e7.jpg

Qe ne fillimet e produkteve te kujdesit per lekuren, kujdesi i lekures te fytyres eshte pare si nje ritual per ta mbajtur ate me te bute, me rinore, rrezatues per nje kohe me te gjate. Segmenti i produkteve kozmetike anti-aging, eshte me i madhi ne vlere, ne krahasim me segmentet e tjera ne kete treg. 


Nuk jemi aspak heret per te parandaluar plakjen e parakohshme te lekures. Shpesh, ne moshat e reja, mendojme se kur te jemi 30 vjec do te fillojme te perdorim produkte, te cilat do te na ndihmojne ta mbajme lekuren tone perhere te re dhe te fresket, por ia qe nuk ndodh keshtu…

Parandalimi i plakjes se lekures fillon qe ne moshe te re. E gjithe rutina jone e perditshme e kujdesit te lekures ka nje ndikim teper pozitiv ne parandalimin e plakjes se lekures. Nuk ka nevoje te perdorim kremra te posacem kundra plakjes, kur rutina jone e perditshme e perdorimit te laresit te fytyres, tonikut, eksfoliuesit dhe kremit te dites ndihmon shume ne parandalimin e plakjes se 
lekures.

Shpesh ndodh keqinterpretimi, qe kujdesi per lekuren duhet bere ne ato momente kur lekura shfaq shenjat e para te plakjes. Nese fillojme te kujdesemi ne ate moshe mund te jete vone. 

Regjimi i kujdesit per lekuren, gjithmon mbetet ne funksion te nje lekure te shendetshme, rinore, rrezatuese dhe te bute. Ndryshimi i vetem, ndodh kur plakemi dhe produktet qe kemi perdorur nuk jane me potent, por duhen produkte me fokus te vecante antiaging. Ndaj kujdesi i lekures eshte kaq i rendesishem, duhet te konsiderohet si investim, pasi nje lekure rinore, e shendetshme dhe rrezatuese asnjehere nuk del jashte nga moda, ndryshe si veshjet, cantat dhe kepucet.

Neper revista, televizione dhe faqe internet  kemi vene re se sa rendesi i japin kujdesit te perditshem te lekures. Edhe une si shume te tjere mendoja se trajtimi qe i bej lekures ishte per te parandaluar krijimin e pucrave ose per tu perkujdesur me shume meqenese kam nje lekure delikate, pa e ditur qe me kujdesin e perditshem qe po i bej lekures po “investoj” qe te kem nje lekure rinore per nje kohe shume te gjate.

Ne periudhat e nxehta eshte teper e rendesishme qe ti kushtohet nje vemendje akoma me te madhe kujdesit te lekures, pasi kjo e fundit eshte teper e ekspozuar ndaj rrezeve te diellit. E theksoj dhe ritheksoj faktin se sa i rendesishem eshte perdorimi i kremit te dites qe permban SPF 30 ose me te larte, pasi perdorimi i tij ul shenjat e plakjes qe shfaqen me kalimin e kohes si dhe e mbron lekuren nga rrezet e demshme te diellit.

Cdo gje qe ne bejme lidhet me lekuren tone. Duhet te kemi kujdes ne lidhje me perdorimin e produkteve te make up-it, te cilat duhet te jene cilesore dhe ne perputhje me tipin e lekures sone.

Nje rendesi te madhe duhet t’u kushtojme produkteve qe perdorim per kujdesin e lekures, per kete arsye eshte shume e rendesishme qe te informoheni me shume se cilat produkte jane te pershtatshme dhe te demshme per tipin e lekures suaj. Dhe se fundmi dhe menyra se si ne ushqehemi ka ndikim ne plakjen e parakohshme te lekures.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *