Honey nga Marc Jacobs eshte nje esence lulesh verore. Sigurisht qe baza kryesore e saj eshte mjalti, i cili vjen i perzier me baza te tjera te mandarines dhe te pjeshkes. Nje perzierje sa verore aq edhe e lehte.
Ne fillim isha pak skeptike per te provuar kete parfum pasi nuk jam ndonje simpantizante e madhe e produkteve qe kane perberje te mjaltit. Por ja qe ne rastin e ketij parfumi aroma e mjaltit eshte shume e lehte fale perzierjes me baza te tjera te frutave dhe luleve. Eshte parfumi i duhur pasi duke pasur nje arome te lehte nuk i shkakton aspak bezdisje te tjereve.
Ajo qe me pelqen tjeter eshte dizenjimi i shishes se parfumit. Eshte teper i vecante, i cili vjen ne nuance te arte duke krijuar nje perzierje te ngrohtesise dhe shkelqimit. Parfumi i duhur per ta patur per vete si dhe per t’ja dhuruar te tjereve.
0 comments