Parfume

Product Review: Gucci Guilty Fragrance

By  | 

Photobucket

Gucci Guilty eshte parfumi qe po perdor se fundmi. Mund te them qe ky parfum eshte i preferuar nga nje numer i madh vajzash. Ka nje arome teper terheqese dhe te vecante. Nuk eshte as i rende qe t’i shkaktoje bezdisje te tjereve dhe as i lehte.Eshte nje parfum, i cili eshte i duhuri per ne mbremje, por edhe diten ai mund te vihet. Gjithmone kam qene nje fanse e parfumeve te Gucci edhe pse asnjehere nuk kam mbajtur vetem nje parfum. Deri tani po eksperimentoj me shume aroma deri ne momentin ku te gjej ate te duhurin, aromen qe me pershtatet me shume.

Photobucket

 
Pse e zgjodha kete parfum?
Ka nje arome qe te terheq shume dhe i ben te tjeret qe jane afer meje te ndihen mire dhe aspak te bezdisur nga aroma e tij.Shpesh me kane pyetur per emrin e parfumit qe perdor dhe e kane pelqyer shume. Eshte teper e rendesishme per mua qe personat qe me rrethojne te pelqejne parfumin qe une perdor.

Ky parfum ka nota te:

Mandarin, Pink Pepper, Peach, Lilac, Geranium, Amber, Patchouli.
Stili:

Daring. Rich. Sexy.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.