Make-Up

Product Review: L’Oreal Paris Rimel

By  | 

Photobucket

Ndonjehere nuk eshte e lehte qe te gjesh rimelin qe i pershtatet me se miri kerkesave qe ne kemi ne lidhje me te pasurit qerpike voluminoz. Kam provuar shume rimele dhe me ka ndodhur shpesh qe te mbetem e pakenaqur nga efekti i tyre. Ekzistojne rimele qe u japin volum qerpikeve, por qerpiket rrine te ngjitura me njera-tjetren gje qe e urrej. Ka te tjere qe eshte teper e veshtire t’i heqesh kur lan fytyren dhe gjeja me e keqe eshte te zgjohesh ne mengjes me sy te nxire… 
Nuk i besoj aspak reklamave ku reklamohen rimele te ndryshme dhe ku flitet per efektet fantastike qe ato kane, kur ne te vertete modelja qe eshte zgjedhur per reklamen perdor qerpike fallco. Me se shumti i besoj review-ve te ndryshme qe lexoj ne lidhje me produktet e makeup-it. Ato jane me te vertete nje keshillues shume i mire. Nga disa review qe lexova ne lidhje me rimelin Mega Volume Collagene te L’Oreal vendosa qe ta blija edhe une dhe e adhuroj.


Photobucket

L’Oreal Paris Mega Volume Collagene Mascara eshte fantastik per disa arsye kryesore: 
1. U jep volum qerpikeve

2. I ben qerpiket te dendur
 
3. Qerpiket rrine te ndara
 
4. I zgjat qerpiket
 
5. Efekti voluminoz zgjat per shume shume ore
 

6. Hiqet menjehere kur lan fytyren

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *