Skincare

Serum zbardhues per lekuren, Alpine White

By  | 

 

Nje lekure e shendetshme ka nevoje per nje perkujdesje maksimale ne menyre qe te arrish rezultatin e deshiruar. Dicka e tille vjen si rezultat i perkushtimit qe duhet te shfaqesh ne lidhje me lekuren tende. Per te shmangur situata te tilla si shfaqja e imperfeksioneve si dhe nje pigmentim jo i njetrajtshem i lekures, te nevojitet nje krem i pershtatshem, ku ne rastin e koleksionit Alpine White te Skincode, kete rol e luan Serumi zbardhues ose me sakte Brightening total clarity serum.


PERBERESIT KRYESOR
Eshte teper e rendesishme qe te kesh informacione ne lidhje me perberesit e produkteve qe ti perdor, pasi mund te ndodhe qe t’i te jesh alergjik/e ndaj nje perberesi te caktuar ose ky perberes mund te shkaktoje irritim te lekures.
 
Vitamin B3, ndihmon ne zhdukjen e pikave te zeza ne lekure duke bere te mundur zbehjen e imperfeksioneve. Forcon lekuren duke i dhene rezistence asaj si dhe ndihmon ne hidratimin e saj.
Bime Alpine, i jep efektin zbardhues lekures ne menyre qe ti jape asaj nje nuance te njetrajtshme si dhe redukton shenjat e plakjes.
CM-Glucan, mbron lekuren nga shfaqja e stresit, redukton rrudhat rreth pjeses se syve, rrit mekanizmin mbrojtes te lekures.
Complex of Glycyrrhetinic Acid in Phytosomes, ka efekt zbutes dhe qetesues per lekuren. Ndihmon ne zhdukjen e shenjave te plakjes se lekures.
Caffeine, ndihmon ne reduktimin e dhjamit qe permban lekura si dhe redukton fryrjen e saj.
Vitamin C ester, i jep ndricim lekures si dhe ndihmon ne sintezen e kolagjenit.
 
KONCEPTI I PRODUKTIT
Jam mese e sigurt qe pyetja e pare qe ju vjen ne mendje eshte: Pse duhet te perdorim nje serum?
Ne rastin e Brightening total clarity serum te Skincode, ky produkt ben te mundur reduktimin e imperfeksioneve si dhe ndihmon ne pigmentimin e njetrajtshem te lekures.
Duke patur nje perberje te lehte, kremi arrin te thithet shume shpejt nga lekura pasi molekulat e tij jane me te vogla se ato te nje kremi hidratues. 
Ne qofte se je i/e lodhur nga te paturit pika te zeza ne lekure si dhe imperfeksione te tjera qe kthehen ne nje shqetesim, ky produkt eshte i duhuri, pasi ben te mundur reduktimin e imperfeksioneve. Meqenese lekurat e yndyrshme ose ato delikate jane me te predispozuara per te patur akne si dhe pika te zeza, ky produkt eshte ideal pasi eshte “oil free” qe do te thote se ai nuk ka perqindje yndyre ne perberjen e tij.
 
APLIKIMI
Serumi aplikohet ne mengjes dhe ne darke pasi lekura te jete pastruar. Une e aplikoj ate duke krijuar 5 pika: ne qender te ballit, ne dy anet e faqeve, tek mjekra dhe tek pjesa e qafes dhe e perhap ate me ane te levizjeve rrethore derisa te perthithet teresisht nga lekura.
 
MENDIMI PERSONAL
Meqenese kerkoj te kem rezultatin maksimal kete produkt e perdor ne mengjes dhe ne darke duke e shoqeruar me kremin e dites zbardhues te Alpine White SPF 15. Nga vetite qe ai ka mund te mendosh se ka te njejtin rol me nje hidratues por ia qe cdo produkt ka te pakten nje veti kryesore qe e dallon ate nga te tjerat. Ne rastin e ketij produkti ai ben te mundur reduktimin e pikave te zeza, gje qe nje hidratues nuk mund ta beje.
Me pelqen fakti se ky produkt aplikohet shume lehte si dhe thithet shume shpejt nga lekura pasi eshte teper i holle dhe nuk te le asnje ndjesi ngjitese gje qe eshte shume acaruese. Meqenese eshte periudha e Veres eshte shume e rendesishme qe produktet qe perdor te jene te holla, pasi i ben me mire lekures.
Per sa i perket pikave te zeza mund te them qe kam vene re nje permiresim te vogel ne lidhje me reduktimin e tyre, por qe duke u kujdesur vazhdimisht per lekuren si dhe duke perdorur produktet e pershtatshme ato zhduken fare lehte.
Pasi e aplikoj ate lekura mbetet e bute gjate gjithe dites si dhe e qeteson ate duke reduktuar skuqjen e lekures.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *