Nje nga veshtiresite me te medha per mua ne aplikimin e make up eshte peneli. Nje pjese e femrave jane te zonja ne aplikimin e penelit kurse nje pjese tjeter e kane shume te veshtire. Por cdo gje arrihet fale praktikave te shumta qe ben. Eshte nje produkt teper i domosdoshem si diten ashtu edhe ne naten. Gjithmone e nxjerr ne pah sa me bukur syrin tone, por problemi eshte si te aplikosh penelin ne menyre perfekte?
Shume e thjeshte. Mjafton me nje maje te holle te krijosh me shume kujdes formen e penelit qe t’i deshiron. Eshte teper e rendesishme qe vijen si ne figuren 3 ta beni sa me te drejte, duhet te perpiqeni qe dora te mos ju dridhet (gje qe mua me ndodhte shpesh ne fillim).Pasi keni krijuar formen e saj ne menyre te rregullt nuk mbetet gje tjeter vecese te mbushni pjesen boshe me penelin qe ju perdorni dhe ia keni arritur te aplikoni penelin ne menyre perfekte.
Peneli i firmes Biolife eshte i vetmi penel qe po perdor prej shume vitesh tashme. Ka nje furce te holle, gje e cila ben te mundur aplikimin e tij sa me lehte. Ne baze te furces se tij te holle mund te zgjedhesh nese ta besh sa me te trashe apo me te holle penelin. Eshte teper i qendrueshem dhe hiqet shume kollaj me ane te nje heqesi per make up-in.
Per ju qe keni deshire te eksperimentoni dhe te dukeni te vecante, ja nje ide se si te aplikoni penelin ne menyre grafike.
Related
0 comments