Keshilla

Si te kujdesemi per lekuren gjate periudhes se Veres

By  | 

Cdo periudhe ka ndryshimet e saj, te cilet ndikojne shume ne lekuren tone. Por ndryshimet me te medha vihen re ne periudhen e Veres ku duhet patur shume kujdes nese duam qe ta mbrojme lekuren tone. Ne Vere perqindja e yndyres ne lekuren tone eshte me e madhe si dhe ekspozimi ne diell gjithashtu. Per kete arsye duhet te kemi kujdes ne lidhje me produktet qe perdorim si dhe ne menyren se si kujdesemi ne per lekuren tone gjate kesaj periudhe.

KESHILLA PER T’U KUJDESUR PER LEKUREN GJATE VERES


1. Gjithmone perdorni SPF
Eshte teper e rendesishme qe kremi juaj i dites te permbaje SPF, qe te mbroje lekuren tuaj nga rrezet e diellit. Shpesh harrojme se sa i demshem eshte dielli gjate kesaj periudhe dhe prandaj na nevojitet nje krem qe permban SPF ne menyre qe te mbrohemi nga rrezet e demshme te diellit si dhe nga plakja e parakohshme e lekures.

2. Perdorni hidratues ose konsumoni vaj peshku
Ne qofte se lekura juaj eshte e thate edhe e ashper per shkak te efektit gjate periudhes se Dimrit, eshte e nevojshme qe te perdorni hidratues. Nje menyre tjeter do te ishte konsumi i vajit te peshkut, i cili eshte perfekt per te balancuar efektin qe shkaktohet nga kalimi nga nje periudhe e ftohte ne nje periudhe te ngrohte. Une do te iu sugjeroja te konsumoni vaj peshku qe e gjeni ne farmaci ne vend te hidratuesit.

3. Perdorni lares per fytyren
Edhe ne artikullin e meparshem e kam theksuar faktin se sa i rendesishem eshte laresi i fytyres, pasi ai e pastron ate. Mjafton te shpenzoni 1-2 minuta per te lare fytyren me nje lares te pershtatshem per llojin e lekures suaj ne levizje rrethore. Bejeni kete gje 2 here ne dite dhe ne kete menyre do te keni nje pamje te paster dhe te shendetshme

4. Perdorni eksfoliues per lekuren
Lekura juaj ka nevoje qe te largoje qelizat e vdekura qe mbeten ne siperfaqe te lekures dhe ne kete menyre nje eksfoliues eshte shpetimtari juaj. Perdorni eksfoliues ne formen e kremit pasi eshte me i pershtatshem, kurse nje eksfoliues me kokrriza mund ta irritoje lekuren tuaj dhe kjo do te ishte shume e demshme.

5. Mbroni zonen e dekoltes
Ne periudhen e Veres pervec fytyres eshte teper e ekspozuar pjesa e qafes dhe e dekoltes. Edhe kjo pjese eshte gjithashtu e ndjeshme gjate ekspozimit ne diell dhe per kete arsye edhe ajo ka nevoje per mbrojtje. Lexoni dhe kerkoni me teper ne internet per produktet qe bejne te mundur mbrojtjen e zones se dekoltes sidomos per femrat qe jane ne nje moshe ku lekura e tyre behet teper e ndjeshme dhe ne kete menyre mund te shmangni krijimin e njollave dhe te rrudhave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *