Fytyra

Si te kujdesemi per lekuren tone

By  | 

Photobucket

Shpesh degjoj vajza qe thone sa pertoj te laj fytyren ose kam fjetur pa hequr make up-in. Ky eshte gabimi me i madh qe shume vajza bejne, gje e cila ndikon negativisht ne lekuren e tyre. Eshte shume e rendesishme qe te pakten 2 here ne dite t’i kushtojme nje vemendje te madhe fytyres sone.  Cfare ju kushton te merreni te pakten 10 minuta me kujdesin e lekures suaj?

Ne kete post do te ju tregoj se si te kujdeseni per lekuren tuaj. Nuk do te bazohem aspak tek ajo qe lexoj ne internet ose ne eksperiencat e vajzave te tjera, por do te bazohem ne ate qe une bej prej shume vitesh per t’u kujdesur per lekuren time. 
Duke pasur nje lekure delikate dhe te yndyrshme me eshte dashur qe e vogel qe te kujdesem per lekuren time. Kam perdorur lloj lloj produktesh derisa me ne fund arrita te kuptoja se cilat produkte jane themelore per kujdesjen e lekures sime. 

Etapat per t’u kujdesur per lekuren bazuar ne rutinen time te perhershme:

1. Meqenese gjate dites ne aplikojme krem puder eshte e keshillueshme qe te perdorim peceta te lagura (wet wipes) qe jane posacerisht per te hequr make up-in qe keni aplikuar. Nuk jane aspak te demshme. Une i perdor ne darke ne rastet kur kam aplikuar krem puder.

2. Eshte shume e rendesishme te perdorni lares per fytyren, pasi ben te mundur pastrimin e saj nga papastertite qe lekura jone ka thithur gjate dites si dhe nga make up-i qe keni aplikuar. Harrojeni se duke aplikuar vetem krem keni pastruar fytyren. Laresi duhet patjeter te perdoret ne mengjes dhe ne darke.

3. Perdorni tonik per fytyren. Me besoni edhe pse keni perdorur laresin per fytyren akoma nuk e keni pastruar teresisht ate. Me ane te nje pambuku vendosni tonik dhe aplikojeni lehte ate rreth fytyres dhe do te shihni tek pambuku qe lekura nuk ishte pastruar teresisht. Toniku eshte themelor per te hequr papastertite e grumbulluara dhe aplikojeni ne mengjes dhe ne darke pasi te keni perdorur laresin.

4. Ne fund fare mjafton te perdorni krem dite ose krem nate qe lekura juaj te ndihet e bute.

Keto jane etapat themelore por ju gjithashtu mund te perdorni:

5. Xhel ose locion qe heq make up-in e aplikuar tek syte. Laresin nuk mund ta aplikoni tek syte pasi eshte teper e demshme. Per kete arsye ju nevojitet nje xhel ose locion qe eshte posacerisht per heqjen e make up-it tek syte. Ne kete menyre ju nuk do te zgjoheni ne mengjes me sy te nxire pasi nuk keni hequr rimelin ose tonin per syte. Askush nuk e deshiron kete gje…

6. Perdorni 1 here ne jave eksfoliues per fytyren ose pastrues i thelle, i cili ben te mundur heqjen e qelizave te vdekura qe mbeten ne siperfaqe te lekures duke e rigjeneruar ate. Ka eksfoliues ne formen e kokrrizave qe duhet t’i aplikoni lehte ne lekure pasi mund ta irritojne ate, por ka edhe eksfoliues ne formen e kremit. Une perdor eksfoliues ne formen e kremit, te cilin e le rreth 10 minuta ne fytyre dhe me pas e shplaj ate me uje te vaket. Perdoreni vetem ne mbremje 

7. Perdorni 1 here ne jave maske ose serum hidratues per lekuren qe e pastron dhe e purifikon ate. Me besoni lekura jone ka nevoje per hidratim te pakten 1 here ne jave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *