Fytyra

Si te zgjedhim ngjyren e duhur te kremit puder

By  | 

Photobucket
E kam vene re qe shumica e vajzave zgjedhin nuancen e gabuar te kremit puder. Nese je bjonde zgjedh ngjyre te hapur dhe nese je brune zgjedh ngjyre te erret ose e kunderta. Pikerisht zgjedhja e ngjyres se kundert eshte komplet nje gabim i madh qe shpesh ne vajzat bejme.

Keshilla per te zgjedhur ngjyren e duhur te kremit puder:

1.
Provojeni nuancen ose nuancat qe keni zgjedhur ne qafe. As ngjyre me te hapur, as ngjyre me te erret por duke zgjedhur ngjyren e njejte me ate te lekures dhe pikerisht ne qafe eshte vendi perfekt per ta provuar. Mos harro kremi puder nuk duhet te zgjidhet asnjehere per te ndryshuar ngjyren e lekures.
Ju pelqen kur shikoni nje vajze qe ka aplikuar nje ngjyre te erret te kremit puder ne fytyre kur ne te vertete toni i saj i lekures eshte i bardhe dhe menjehere vihet re kontrasti midis fytyres dhe qafes?
Sigurisht qe jo…


2.
 Mos e provoni asnjehere tek dora ose tek kyci.

3.
Ne qofte se ke lekure te thate perdor puder te lengshme ose nje krem puder hidratues. Gjithashtu do te ishte e keshillueshme qe kremi puder te permbaje edhe mbrojtje ndaj rrezeve te diellit.

4.
Ne qofte se ke lekure te yndyrshme menyra me e mire eshte te eliminosh pudren e lengshme dhe te vendosesh vetem puder qe te ta beje lekuren pak me te thate. Mundohu te blesh puder qe nuk ka asnje permbajtje te yndyrshme keshtu qe ben mire te lexosh me kujdes permbajtjen e saj.

5.
Aplikoni rreth 3-4 nuanca ne fytyre qe mendoni se i afrohet ngjyres se lekures suaj. Nuanca qe perthithet me shume nga lekura juaj dhe qe nuk dallohet shume eshte e duhura.

6. 
Shikoni se si duket nuanca qe doni te zgjidhni ne driten e diellit. Pasi te keni vendosur kremin puder shikohuni ne nje pasqyre te vogel dhe nuanca qe nuk dallohet shume ne driten e diellit eshte e duhura.

7. 
MOS APLIKONI FARE KREM PUDER NE QOFTE SE DONI TE KENI NJE LEKURE TE SHENDETSHME. ( mendimi im shume personal)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *