Skincare

Skincode 24h de-stress comfort balm

By  | 

 photo 1028_ESS-24h-destress-balm_zps138b224a.jpg

Ndonjehere ndodh te zgjohesh ne mengjes dhe veren se lekura jote nuk eshte ne gjendjen e saj me te mire; eshte e acaruar, e skuqur ose mund te te kete dale ndonje pucer dhe mendon se e gjithe dita do te shkoje si mos me keq. Nje situate, e cila kthehet ne stres dhe e para gje qe na shkon ndermend eshte te aplikojme krem puder. Nje nga gabimet me te medha qe ne bejme per lekuren tone, pasi duhet te mendojme per kujdesin e saj dhe jo ta perkeqesojme ate. 
Ne te tilla raste ajo qe na nevojitet eshte nje krem qe arrin te stabilizoje gjendjen e lekures sone, sidomos ne ditet ku ajo eshte e acaruar. Per kete arsye vendosa te perdor kremin me te ri te linjes Essentials te Skincode, 24h de-stress comfort balm.

Mendimi personal rreth produktit
24h de-stress comfort balm e perdor sa here qe e ndjej te nevojshme. Ajo cka me pelqen me shume eshte fakti se kete krem mund ta perdor jo vetem per fytyren, por edhe per buzet dhe per duart. Zakonisht e kam perdor ne mbremje pas laresit te fytyres, pasi arrin te qetesoje lekuren e irrituar ose lekuren shume te thate. Sigurisht qe mund te perdoret ne cdo moment te dites, por zgjedh ne mbremje pasi lekura pastrohet me mire nga papastertite e grumbulluara gjate dites (pluhuri) dhe ky produkt e qeteson dhe i jep butesi, e cila zgjat per nje kohe te gjate. 
Duke qene se eshte nje krem paksa i trashe, mjafton nje sasi e vogel per t’u aplikuar ne zonat ku e ndjen me te nevojshme me ane te levizjeve rrethore derisa te perthithet nga lekura.
 
Koncepti i Produktit
Stili i jeteses urbane dhe agresoret ne ambient ndikojne negativisht ne gjendien e lekures, sidomos nese kjo lekure eshte e ndjeshme, duke e bere ate te thate, te irrituar dhe me kruarje.
24h de-stress comfort balm, ka efekt anti-inflamator ne lekure dhe eshte dizenjuar si nje qetesues intensiv per lekuren, eshte ideal per lekuren qe mund te kete pesuar dobesim te barriers mbrojtese si rrjedhoje e agresoreve natyral dhe sintetik dhe elementeve te demshem qe ndodhen ne ajer, te cilat e bejne lekuren te jete edhe me e ndjeshme.
Perberesi aktiv kunder irritimeve ne 24h de-stress comfort balm, ndihmon ne qetesimin e irritimit dhe vajrat esencial botanik ndihmojne ne zvogelimin e humbjes se ujit trans-epidermial, duke siguruar hidratim lekures.
Produkti ka perdorim ne fytyre, buze, duar, kembe, trup (pas ekspozimin ne diell/ere te forte) dhe i pershtatshem per perdorim diten dhe naten.
24h de-stress balm i bashkangjitet kremit 24h cell energizer si nje qetesues intensive per lekuren, ideal per lekuren e ndjeshme ose shume te thate qe kane nevoje per dicka “ekstra”, ose per lekure normale ose te thate qe jane ekspozuar per kohe te gjate ne kushte stresuese dhe ka nevoje per komfort te metejshem.
Perbersit Kyc
Aktiv Anti-irritues & Qetesues – eshte kombinim i dyllit te grurit, fiziologjikisht i pasur me acide yndyrore, perfshire gjalpin-shea & vajin argan, Vitamina dhe Fytosterole. Dylli i grurit ka veti qetesuese, ushqyese dhe zbutese, adreson problemin e humbjes se hidratimin nder qelizor.
Puder Chondrus Crispus (Carrageenan) ose alga te kuqe, kane veti qetsuese, hidratuese dhe ristrukturuese.
CM-Glucan – eshte polisakarid nga majaja e bukes. Mbron ndaj oksidimit te nxitur nga rrezet UVA, permireson qendrueshmerine e lekures, provmon rigjenerimin qelizor, permireson mekanizmin mbrojtes te lekures dhe ndihmon ne restaurimin e funksioneve te lekures.
Gjalpe Shea – favorizon rigjenerimin qelizor dhe me efikasitet vonon plakjen e lekures. Ka veti zbutese, hidratuese dhe ristrukturuese.
Hilauronat Sodiumi – ka veti te forta hidratuese dhe shtrese-formuese. Shtresa e acidit hilauronik ndihmon ne ruajtjen e karakteristikave te me rendesishme te nje lekure rinore, te shendetshme me elasticitet dhe qendruehsmeri.
Rekomandohet
24h de-stress comfort balm eshte i pershtatshem per te gjithe tipet e lekures dhe ideal per lekuren qe eshte e ndjeshme dhe e thate qe ka nevoje per kujdesje te vecante.
Eshte i pershtatshem per perdoruesit ekzistues te 24h cell energizer, por kane raste kur lekura ndihet e thate ose me kruajtje, sidomos nese i eshte nenshtruar nje ambienti ‘stresues’ per lekuren, si ekspozimi ndaj diellit ose eres se forte.
I pershtatshem per ata qe deshirojne nje produkt me perdorime te ndryshme dhe qe duan ta kene me vete ne cante dhe qe nuk duan te mbajne disa produkte ne cante.

Nje zgjidhje ideale per ata qe kerkojne hidratim intensive pa formulim te yndyrshem.
 


 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *