Skincare

Skincode Advanced Skin Perfector

By  | 

 photo 1027_ESS-advanced-skin-perfector_zps4832ccbe.jpg

Ndonjehere mendojme se kujdesi per lekuren perfshin vetem perdorimin e laresit, tonikut, kremit te dites, kremit te nates dhe kremit per syte. Por ia qe keto produkte perbejne vetem bazen e nje kujdesi per lekuren. Gjithmone e kam theksuar faktin se duhet te jemi perhere e me te informuar rreth produkteve qe mundesojne nje kujdesje te plote te lekures si dhe duhet te jemi te informuar rreth produkteve qe duhet te perdorim ne varesi te tipit te lekures, qe zgjedhja jone per keto produkte te jete e vlefshme.

 
Mendimi personal rreth produktit

 

Advanced Skin Perfector perben nje nga produktet me te reja te linjes Essentials te Skincode, te cilin e perdor prej disa javesh. Kete produkt e perdor cdo mengjes pasi kam aplikuar kremin e dites duke shmangur zonen e syve. Mjafton nje sasi e vogel per t’u aplikuar ne lekure dhe me ane te levizjeve rrethore xheli perhapet lehte ne lekure dhe perthithet shume shpejt. Ky krem arrin te ushqeje dhe hidratoje lekuren duke e lene ate te bute gjate gjithe dites. 
Ajo cka me pelqen me shume rreth ketij produkti eshte vetia e tij per te reduktuar papersosmerite qe ka lekura ose ne rastin tim duke perdorur kete produkt kam vene re qe lekura ime nuk skuqet me, gje e cila ndodhte cdo dite, por tashme ajo eshte reduktuar. Sigurisht qe nuk mund te them qe skuqja eshte zhdukur plotesisht pasi nuk kam shume kohe qe e perdor, por mund te them qe gjate kesaj kohe qe e kam perdorur kam vene re nje permiresim.
 
Koncepti Produktit
Kerkesa per lekure te perkryer asnjehere nuk do mungoje, duke u bere edhe me e veshtire nese ke lekure te ndjeshme. Sebashku me kete, klientet kerkojne rezultate me te shpejte afat-shkurter per te arritur pamjen e nje lekure te perkryer.
Per t’i u pergjigjer ketij trendi ne rritje, Skincode ka zhvilluar nje krem-gel te bute si mendafshi qe pergatit dhe primon lekuren e ndjeshme dhe ndihmon ne krijimin e nje kanvase te perkryer. Mbush vijat e holla, rrudhat dhe imperfeksionet, me fokus te bute, teknologji matifikuese qe le pas nje lekure rrezatuese, te bute dhe te perkryer.
Rekomandohet per kliente me lekure te skuqur, problematike ose te ndjeshme.
Perberesit Kyc
CM Glukan – eshte polisakarid nga majaja e bukes. Mbron ndaj oksidimit te nxitur nga rrezet UVA, permireson qendrueshmerine e lekures, provmon rigjenerimin qelizor, permireson mekanizmin mbrojtes te lekures dhe ndihmon ne restaurimin e funksioneve te lekures.
Mikrosfera matifikuese – jane semi-sfera boshe te buta me ndjesi te mendafshte. Kane veti matifikuese fale aftesise per te thithur yndyren e tepert dhe difuzimin e drites per te zhdukur shkelqimin e yndyres.
Mbushes Rrudhe Hidratues – eshte polisakarid me peshe te larte molekulare dhe aftesi hidratuese nga farat e bimes Indiane, senna. Eshte hidratues potent dhe konsiderohet si alternative botanike e Hilauronatit te Sodiumit.
Hilauronat Sodiumi – ka veti te forta hidratuese dhe shtrese-formuese. Shtresa e acidit hilauronik ndihmon ne ruajtjen e karakteristikave me te rendesishme te nje lekure rinore, te shendetshme me elasticitet dhe qendrueshmeri.
Niseshte Orizi – qetesues qe formon shtrese mbrojtese mbi lekure.
Acid Laktik – Esteri i acidit laktik eshte nje ester acidi yndyror alfa-hidroksi. Ka veti te mira hidratuese, veprimtari keratolitike dhe veti shume te mira anti-akne.
Rekomandohet
Advanced Skin Perfector eshte i pershtatshem per kliente qe deshirojne nje pamje te bute te lekures se tyre perpara aplikimit te make-up, per te krijuar nje baze te njetrajtshme per aplikimin. Eshte gjithashtu ideal per klientet qe preferojne te mos aplikojne make-up, por deshirojne nje produkt alternative qe do njetrajtesoje tonin e lekures.

Per ata qe deshirojne te primojne lekuren, duke larguar driten nga imperfeksionet me soft fokus dhe ata qe duan te thithin yndyren e tepert dhe kerkojne ndihme me minimizimin e poreve.
 
 
Faqja zyrtare Skincode 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *