Skincare

Skincode Daily Defense & Recovery Cream SPF 30

By  | 

Nese do te me pyesnit se cilin produkt ndaj kujdesit te lekures perdor me shume gjate periudhes se dimrit, pa hezituar do te thoja kremin e dites me SPF. Jam mese e sigurt qe shume prej jush pyesin veten se perse eshte kaq e rendesishme te perdoret nje krem me permbajtje SPF gjate periudhave te ftohta?

Gjate periudhes se dimrit lekura jone eshte me e ekspozuar ndaj ndryshimeve te klimes, duke e lene barrieren e saj te pambrojtur. Ndoshta e ke vene re qe gjate periudhave te ftohta, lekura jote eshte me e thate, fytyra skuqet kollaj, ke shenja irritimi te shpeshta sidomos kur je ne kontakt me motin e acarte. Te gjitha keto e me shume tregojne vetem nje gje, qe lekura jote ka nevoje per hidratim te shpeshte. Jo vetem kaq por eshte e rendesishme qe te perdoresh kremra me SPF te larte. Gjate periudhes se dimrit, rrezet e diellit jane teper te demshme pasi nje nderthurje e te ftohtit dhe e rrezeve te diellit, shkakton irritim te lekures.

Daily Defense & Recovery Cream SPF 30

ess_DAILY-DEFENSE__RECOVERY_CREAM_SPF_30

Ne menyre qe te siguroj mbrojtje maksimale per lekuren time, tashme jam duke perdorur kremin e dites nga Skincode, Daily Defense & Recovery Cream me SPF 30.

Fale permbajtjes se tij me SPF 30, ky krem arrin te mbroje lekuren time cdo dite nga rrezatimi UV. Jo vetem kaq, por duke qene se lekura ime eshte teper e ndjeshme, sidomos nga ndryshimet e shpeshta te motit, ky krem arrin ta mbaje ate te hidratuar gjate gjithe dites. Ne kete menyre lekura ndihet e mbrojtur, e bute dhe e tonifikuar. Kjo gje ben qe lekura ime te mos kete shenja skuqjeje apo irritimi ne kontakt me mjedisin e jashtem si dhe eliminon cdo shenje thatesie dhe dehidratimi.

Perdorimi

Kete produkt e aplikoj cdo mengjes pas aplikimit te laresit. E mbaj gjithmone me vete ne menyre qe ta aplikoj sa here qe e ndjej te nevojshme ose ne ditet ku lekura ime ka ndenjur per nje kohe te gjate ne kontakt me ambjentin e jashtem (ekspozim i gjate ne diell, mot i acarte, erera te forta). Meqenese ky produkt eshte i pershtatshem per te gjitha tipet e lekures, ai arrin mjaft mire te pershtase tipin e lekures me ndryshimet e shpeshta te motit.

Perberesit

CM-Glucan | Kompleks Mbrojtës Ozone | Vitamin E | Çaj i Bardhë | Ekstrakt Genepi të Bardhë | Oksid Zinku i Mikronizuar | Dioksid Titaniumi i Mikronizuar | Filtra UVB

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *