Lekura

Soliteint – Kujdesu per duart

By  | 

Photobucket
Shpenzojme nje pjese te madhe te dites sone duke u kujdesur per floket dhe per fytyren duke harruar qe  edhe duart kane nevoje per perkujdesjen tone. Jemi ne periudhen qe i ftohti do te vije se shpejti dhe duart jane te parat qe e vuajne kete fakt. Asnje vajze nuk deshiron qe duart e saj te skuqen prej te ftohtit dhe te ashpersohen. Per kete arsye eshte teper e rendesishme qe kremi i duarve te futet ne listen e produkteve qe duhen patjeter ne periudhen e Dimrit.
Nuk dini cfare kremi te zgjidhni?
Nje sugjerim nga une do te ishte te perdorni kremrat per kujdesin e duarve te firmes Soliteint, produktet e se ciles kam vite qe i perdor.


1. Krem hidratues per duart me vitamina dhe Aloe Vera
Photobucket
Nje nga arsyet per ta pasur kete krem eshte aftesia per t’u perthithur sa me mire nga lekura dhe permbajtja me Aloe Vera dhe vitamine E, F, B5. Ky krem i mbron duart nga ndryshimet e vazhdueshme te kohes. Aplikojeni ate disa here ne dite pasi duart te jene te lara.
Rezultati: i mbron duart, i jep butesi lekures dhe kualiteti eshte i garantuar.


2. Krem per duart me vitamine “A” dhe Glicerine
Photobucket
Permbajtja e glicerines dhe vitamines A ushqen pjesen e duarve dhe te kembeve qe jane te thare ose te plasaritur. Perberesit e saj special bejne te mundur ushqyerjen dhe hidratimin e lekures duke i dhene trajtimin e duhur.
Ky krem eshte i duhuri per cdo “aksident” te vogel qe mund te pesoni gjate punes ne kopesht, kuzhine, gjate kontaktit me detergjente ose kimikate duke u kujdesur per lekuren e demtuar.
Eshte e keshillueshme ta perdorni disa here ne dite.


3. Krem per duart me ekstrakte te frutes papaya dhe gjalpe Shea
Photobucket

Kremi im i preferuar qe e mbaj gjithmone me vete ne periudhen e Dimrit. E adhuroj aromen qe ka. Eshte teper e lehte dhe duart rrine te lemuara gjithmone, sigurisht duhet ta aplikosh cdo dite qe te kete efekt.
Perthithet shpejt ne lekure , permban vajra ushqyes se palmes,bajames dhe ekstrakteve te frutes papaya. Agjentet aktive te ketij kremi me origjine te garantuar natyrore dhe prezenca e vitamines E, bejne te mundur hidratimin e lekures duke e mbajtur ate te lemuar.

Faqja Zyrtare Soliteint
Perfaqesues i Soliteint ne Shqiperi Anjeza Shpk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.