
Pavaresisht temperaturave shume te ulta, nuk mund te mohojme qe periudha e pranveres po afrohet. Bashke me te edhe trended ne veshje, make up, modeli i flokeve etj. Eshte koha qe te heqim dore tashme nga make up-i me ngjyra te erreta i periudhes vjeshte/ dimer 2011-2012 dhe te drejtohemi drejt nje make up-i me ngjyra neoni dhe te lehta.Ne kete post do te keni mundesine te shikoni trended ne bukuri per periudhen pranvere/vere 2012.
Ngjyrat e neonit
Jane ngjyra teper te preferuara per momentin. Ato i shohim kudo neper veshje, aksesore dhe tashme edhe ne make up.Koleksioni i Bobbi Brown prezanton ngjyrat e duhura per t’u aplikuar, por duhet bere kujdes ne menyren e kombinimit te ketyre ngjyrave pasi pamja juaj nuk do te kete bukurine e duhur.

Bobbi Brown Sheer Lip Gloss

Bobbi Brown Atomic Orange and Neon Pink

YSL Beaute Golden Gloss
Per sa i perket ngjyres se thonjve shikoni koleksionin e resort te Le Metier de Beaute dhe te YSL gjithashtu. Ngjyrat jane fantastike dhe bejne shume figure sa here qe aplikohen.

Le Metier de Beaute ShocKen Pink, Yield to Yellow, Not So Safe Orange

YSL Nail Lacquer
Ngjyra roze
Kjo ngjyre asnjehere nuk e humbet rendesine e saj ne cdo periudhe. Per kete arsye ajo perfshihet perseri ne trended e periudhes pranvere/vere. Gjeja me e mire per kete ngjyre eshte se ajo mund te aplikohet kudo ne fytyren tuaj: tek syte, faqet dhe buzet. Per mua kjo ngjyre dhe e kuqja ishin me te perdorshmet per periudhen vjeshte/dimer.
Ne koleksionin e Dior “Garden Party ” kjo ngjyre mbizoteron me shume dhe i jep pamjes suaj nje look sa me natyral.

Dior “Garden Party” Pink Palette

Guerlain Cruel Gardenia
Ngjyra jeshile
Dhe si te mos mungonte ngjyra jeshile, e cila eshte e duhura per ne pranvere. Gjithashtu ne koleksionin “Garden Party” te Dior ndodhet edhe kjo ngjyre.Per ata qe kane sy jeshil kjo ngjyre eshte e duhura pasi ajo e thekson me shume ngjyren e syve tuaj duke i dhene nje pamje teper te bukur.Por eshte teper e rendesishme qe kjo ngjyre te aplikohet ne menyren e duhur tek kapaket e syve. Nje keshille nga une do te ishte qe te aplikoni nje jeshile te lehte.

Dior Garden Party palette
Per sa i perket thonjve provoni Dior Vernis, Chanel Vernis Nr 407 si dhe YSL ‘Manicure Couture’ Duo in No.7

Chanel Vernis Nr 407
Edhe buzet tuaj mund te kene nje ngjyre jeshile, e cila eshte e lehte dhe nuk duket shume dhe ka shije mente.

Lancome Color Fever Gloss in Green Petal
Related
0 comments