Fytyra

Swiss Line Review

By  | 

swissline-skincare

360˚ Anti-Wrinkle Line Filler and Total-Resurface Overnight Cream, jane  dy produktet me te reja te Swiss line, te cilat ofrojnë 360 gradë terapi kundër plakjes së lëkurës, duke përfshirë avancat më të fundit paramedikale dhe ofruar një alternativë të sigurt dhe efektive ndaj injeksioneve dhe pilingut kimik. Ajo cfare duhet theksuar per keto produkte, eshte fakti qe Swissline eshte marka e pare Zvicerane per trajtimin e lekures se fytyres qe nuk ka perdorur derivatet e kafsheve. Keto dy produkte dalin ne qarkullim ne tregjet boterore ne muajin Tetor dhe une pata mundesine qe t’i perdor me pare dhe te jap mendimin tim rreth funksionimit te tyre.

 
TOTAL-RESURFACE OVERNIGHT CREAM
Ky krem nate revolucionar risiperfaqeson dhe zbardh lekurën, zvogelon madhesinë e poreve dhe ofron nje lift te dukshem duke rinuar lekurën nga “brenda-jashte” dhe duke e ristrukturuar nga “jashte-brenda”.

Product Review Tashme ka kaluar me shume se 2 jave qe nga perdorimi I kremit dhe fytyra ime cdo mengjes eshte e bute dhe e fresket. Kremi aplikohet mjaft lehte dhe nuk eshte e nevojshme qe te vendosesh shume. Menjehere qe ne aplikimin e saj, fytyra behet me shndritshme dhe I jep butesi asaj. 

Si te aplikohet? Ky krem aplikohet vetem naten ne fytyre dhe ne qafe, duke shmangur kontaktin me syte. Ne qofte se keni nje fytyre delikate, aplikojeni kremin vetem nje nate dhe naten tjeter jo vetem per nje periudhe dy javore. Me pas kremin mund ta perdorni rregullisht cdo nate. Ky krem nuk duhet te perdoret me asnje produkt tjeter qe permban AHA/BHA , vetem per nje periudhe dy javore derisa fytyra juaj te jete ambjentuar me kete krem. 

360 ˚ ANTI-WRINKLE LINE FILLER
Ky produkt revolucionar rrudhe-mbushes punon 360 grade rreth rrudhave per te rinuar lekuren nga “brenda-jashte” dhe per ta ristrukturuar nga “jashte-brenda”. Pa silikon, pa paraben dhe pa allergen, eshte nje dhurate e vertete per lekuren tuaj .
Product Review

Edhe per balsamin kundra rrudhave ka kaluar me shume se 2 jave qe nga perdorimi I tij. Mamaja ime ishte ajo qe e perdori pasi une jam ende ne nje moshe te re per te perdorur kremra kundra rrudhave. Sigurisht qe nuk mund te them qe rrudhat u zhduken menjehere pasi eshte nje proces qe do shume kohe, por mund te them qe pati nje permiresim te vogel ne fytyren e saj, sidomos ne pjesen rreth syve, e cila eshte pjesa me e ekspozuar ndaj rrudhave.

Si te aplikohet
Aplikojeni cdo mengjes pasi keni perdorur kremin tuaj te zakonshem te fytyres. Ky krem duhet te aplikohet ne zona te vecanta te fytyres: ne pjesen e ballit dhe midis vetullave, ne cepat e buzeve dhe rrotull syve. Kur e aplikoni balsamin, thjesht vendoseni dhe mos e masazhoni fytyren pasi kjo mund te rriste efektin e rrudhave. Pas kesaj ju mund te vendosni make-up.

Swiss line, një firme revolucionare, Zvicerane e kujdesit të lëkurës anti-plakje e kompletuar me një koleksion produktesh profesionale si dhe për konsumatorin, kombinon krenarinë për trashëgiminë e saj në fushën e terapisë qelizore, një filozofi paramedikale rreth të bukurës dhe një përkushtim për inovacionin. Themeluar në vitin 1989, në Zyrih të Zvicrës nga Prince Michaël Massalsky, kompania gëzon një trashëgimi e cila ka origjinën tek Clinique Lemana, një pioniere në fushën e terapise qelizore. Produktet e para të Swiss line u zhvilluan në bashkëpunim me klinikën, por produktet aktuale pavarsisht se nuk prodhohen me nga Clinique Lemana, i qëndrojnë besnik trashëgimisë. Produktet Swiss line mund të gjenden në të gjithë globin, kryesisht në Spa ose dyqane kozmetike premium, gjithashtu edhe në zyra të përzgjedhura dermatologësh. Gjithsesi, në fund të Tetorit, ato do të jenë në shitje edhe në faqen zyrtare www.swissline-cosmetics.com 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *