FASHION

Tendencat ne veshje per periudhen Pranvere/ Vere 2013

By  | 

Photobucket

Pas gjithe sfilatave qe pame gjate javes se modes ne New York, Londer, Milano dhe Paris eshte e rendesishme qe te kuptojme ose me sakte te kemi nje informacion me te gjere rreth tendencave ne veshje qe duhet t’i perqafojme per periudhen Pranvere/ Vere 2013.
Shpresoj qe vitin tjeter te jemi me te hapur rreth eksperimentimit me trende te ndryshme dhe jo te perqafojme vetem nje trend sic ndodhi me veshjet fosforishente Veren qe kaloi. Nuk dua aspak te fyej njeri vetem se do te me kishte pelqyer shume sikur te kisha pare me shume trende njekohesisht. Edhe mua me pelqejne ngjyrat fosforishente por nuk guxova te blej asgje…
 
1. Kthehen perseri vitet 60
Njoh shume persona qe jane te apasionuar pas gjerave dhe veshjeve Vintage. Tashme me rikthimin e viteve 60 eshte koha qe te nxirrni ne pah pasionin tuaj per rrobat vintage dhe te na tregoni se si duhet te vishemi qe te sjellim sa me mire inspirimin e viteve 60. Mos harroni kombinoni sa me shume ngjyra ne nje veshje dhe do te dukeni perhere perfekt.

Photobucket
Sfilata: Louis Vuitton , Moschino  dhe Michael Kors
 
2.  Stil prej aventurieri
Veren tjeter duhet te nxirrni ne pah shpirtin tuaj aventurier. Gjithcka ka te beje me zgjedhjen e ngjyrave perfekte si ngjyra khaki dhe bezhe. Nese pelqeni te jeni sa me rehat me veshjen tuaj atehere merrni frymezim nga sfilata e Emporio Armani, Kenzo dhe Max Mara.
Photobucket
Sfilata: Emporio Armani, Kenzo dhe Max Mara
 
3.  Ngjyra e arte
Vitin tjeter gjithcka ka te beje vetem me ngjyren e arte.Ne qofte se nje periudhe ajo ishte teper ne mode, epo tashme eshte kthyer perseri. Duke filluar nga fustanet, xhaketat, jeleket edhe aksesoret ngjyra e arit do te jete shume IN…
Keshille: Nuk do te me pelqente shume sikur te benit gabim dhe te visheni vetem me ngjyren e arit sepse do te ishit shume OUT. Psh. me nje veshje te thjeshte mjafton nje varese ne ngjyre ari ose si ne rastin e sfilates se Saint Laurent Paris nje xhakete ne te arte do te dukej perfekte e kombinuar me nje kemishe te bardhe dhe pantallona te ngushta.

 

Photobucket
Sfilata: Fendi, Saint Laurent Paris dhe Ralph Lauren
 
4. Vija

Vija vetem vija… Mos hezitoni te vishni veshje me vija vitin tjeter duke filluar qe nga bluze dhe pantallona te shkurtra si tek sfilata e Dolce & Gabbana, pantallona me bel te larte tek sfilata e Balmain dhe pse jo nje pardesy me vija si tek sfilata e Marc Jacobs. Ne qofte se ju pelqen si duken modelet atehere pse mos te dukeni dhe ju bukur?

Photobucket
Sfilata: Dolce & Gabbana, Balmain dhe Marc Jacobs

 
5. Frymezim Aziatik

Ne qofte se adhuron kulturen aziatike ke mundesine per te kombinuar ne menyre perfekte elemente qe na tregojne mjaft mire kulturen aziatike: lule shumengjyreshe, dragonj, flamuj japonez etj etj…

Photobucket
Sfilata: Etro, Emilio Pucci dhe Prada

6. Pika
Mesa duket pervec veshjeve me vija vitin tjeter do te jene shume ne mode edhe pikat. 

Do te guxonit te vishnit nje veshje te tere vetem me pika?

Photobucket
Sfilata: Chanel, Haider Ackermann dhe Giorgio Armani

 
7. Ylber
Krijoni nje ylber me veshjet tuaja.

Vishni veshje shumengjyreshe te cilat kane kombinimin e duhur te ngjyrave dhe do te dukeni tere stil. Eksperimentoni sa me shume me ngjyrat dhe do ta shikoni qe do te ngjani bukur. Perderisa stilistet thone keshtu, duhet t’i besoni…

Photobucket
Sfilata: Burberry Prorsum, Christian Dior dhe Jean Paul Gaultier

 
8. Frymezim Hawaiian
Ju mungon dielli, rera, deti ?

Atehere vitin tjeter vishni veshje qe ju kujtojne pikerisht plazhin. Pse jo nje stil Hawaiian sic na tregojne fotot e sfilates se Proenza Schouler, Isabel Marant dhe Kenzo. Mendoni per elemente dhe ngjyra ekzotike dhe do te dukeni perfekt. 

Photobucket
Sfilata: Proenza Schouler, Isabel Marant dhe Kenzo

9. Kuadrate
Ne qofte se jeni veshur me kuadrate dhe ju thone dukeni si fushe shahu mos u merzisni aspak…

Ju shkon, keshtu qe nuk duhet te mendoni aspak se cfare thone te tjeret, perkundrazi do te bini teper ne sy. E rendesishme eshte qe te kombinoni dy ngjyra qe shkojne shume me njera-tjetren. Ngjyra bardhe & zi nuk ju zhgenjen asnjehere..

Photobucket
Sfilata: Marc Jacobs, Balmain dhe Louis Vuitton

10.Shirita

Fustanet me shirita jane nje nga krijimet me te bukura qe kam pare gjate javes se modes. Menyra se si ato leviznin bashke me trupin e modeleve ishte fantastike. Dukesh teper bukur dhe femerore njekohesisht.
 Pse jo ky mund te jete nje trend teper i bukur dhe ne mbremje me nje fustan me shirita do te biesh shume ne sy.

Photobucket
Sfilata: Nina Ricci, Bottega Veneta dhe Versace
11. Jake dhe menge valevitese

Ne anglisht mund te thoja Flying ose ne frengjisht Volants. Ju perkthejeni si te doni e rendesishme eshte qe vitin tjeter te hiqni dore nga jakat ne forme V-je ose te rrumbullaket dhe te perqendroheni tek veshje qe kane jake ose menge te vecanta. Sic mund te shikojme nga sfilata e Chloe, Gucci dhe Givenchy nje jake ose menge valevitese eshte ideja e perkryer dhe ju do te dukeshit te veshur shume bukur dhe me stil.

Photobucket
Sfilata: Chloe, Gucci dhe Givenchy

12. Kostum
Kush tha qe vetem meshkujve u lejohet te veshin kostum?
Moda eshte krijuar per te thyer rregullat keshtu qe edhe ti bej te njejten gje. Te pelqejne kostumet? Te pelqen te ndihesh pak “superiore”? 
Atehere mos hezito sepse te veshurit kostum eshte nje trend teper klasik qe gjithmone do te duket bukur tek femrat.
Photobucket
Sfilata: Lanvin, Christian Dior dhe Celine
 
13. Rroba banjo trup

Vishni bikini per sa kohe qe doni te merrni ngjyre dhe me pas harrojini dhe ktheni syte nga rroba banjot trup.
Jane te bukura dhe me e rendesishmja ne Vere do te jene shume ne mode. Nuk e them vetem une por e thone vete stilistet…

Photobucket
Sfilata: Tommy Hilfiger, Marc by Marc Jacobs dhe Michael Kors
 
 
Fotot e marra nga Vogue Paris

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *